• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Marrëveshja e Prespës – shpresë për konfliktet e tjera në rajon

September 22, 2018
in BALLINA, LAJME
Marrëveshja e Prespës – shpresë për konfliktet e tjera në rajon
Share on FacebookShare on Twitter

Në një kolumnë të botuar nga “Proxhekt Sindikejt” ish- shefi i Politikës së Jashtme të BE Havier Solana trajton referendumin e ardhshëm mbi mosmarrëveshjen e emrit dhe rëndësinë e kësaj marrëveshje për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tjera dypalëshe.

Marrëveshja e Prespës, shkruan Solana, “ofron një model të qëndrueshëm për të zgjidhur mosmarrëveshjet edhe diku tjetër, sepse ajo përmban një qasje gjithëpërfshirëse për të zgjidhur konfliktet në bazë të një premtimi të përfitimeve të përbashkëta afatgjata”, duke dhënë shembullin e nenit 15 të traktatit me Greqinë i cili i referohet bashkëpunimit në fushën e arsimit, kulturës, teknologjisë etj.

“Kjo marrëveshje e palëve me një mosmarrëveshje të gjatë është një frymëzim për një rajon që mbetet i ngatërruar në mosmarrëveshjet e bllokuara mbi identitetet etnike dhe kombëtare. Ballkani – dhe jo vetëm Ballkani – ka nevojë për një narrativ të ri të bazuar në prioritetet e vërteta të popullit, pikërisht atë që parashikon Marrëveshja e Prespës”, tha ish-kreu i diplomacisë evropiane.

Si shembuj Solana i përmendi mosmarrëveshjet midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe tensionet politike në Bosnjë dhe Herzegovinë dhe në Republikën Sërpska.

Por, sipas Havier Solanës, nëse “java përfundon siç duhet”, domethënë nëse marrëveshja pranohet nga qytetarët në Maqedoni, kjo do të rimarrë shpresën për rajonin.

Për Solanën, Marrëveshja e Prespës, nëse kalon, do të nënkuptojë gjithashtu kundërshtimin e “kthesës globale ndaj shovinizmit”.

Havier Solana e përshëndet udhëheqjen dhe guximin e dy kryeministrave, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras dhe kujton se ata të dy përballen me sulme të forta nga opozita vendase. (MIA)

Next Post
Përkrahje për ardhmërinë evropiane të vendit nga boshnjakët dhe goranët në Maqedoni dhe në Kosovë

Përkrahje për ardhmërinë evropiane të vendit nga boshnjakët dhe goranët në Maqedoni dhe në Kosovë

Dita e fasules në Tearcë

Dita e fasules në Tearcë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom