• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Formohet komisioni për ndjekjen e parregullsive eventuale në referendum

September 21, 2018
in BALLINA, LAJME
Formohet komisioni për ndjekjen e parregullsive eventuale në referendum
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Publike do t’i ndjek parregullsitë eventuale gjatë organizimit dhe zbatimit të referendumit dhe për këtë qëllim është formuar Komisioni, ndërsa kryetar i tij është emëruar prokurori, Xhelal Bajrami.

“Në pajtim me kompetencat e veta prokurori publik i Republikës së Maqedonisë formoi Komision për ndjekjen e parregullsive eventuale me kryerjen e veprave penale të Kapitullit gjashtëmbëdhjetë – Vepra penale kundër zgjedhjeve dhe votimit të Kodit Penal dhe veprave të tjera penale të cilat do të bëheshin gjatë organizimit dhe zbatimit të referendumit më 30 shtator 2018”, informojnë nga Prokuroria Publike e RM-së.

Sipas PPRM veprimi proaktiv dhe parandalues i Prokurorisë Publike me formimin e Komisionit të përkohshëm është përgjigje e qëndrimit se ngjarjet lidhur me referendumin e ardhshëm janë me interes më të gjerë të përgjithshëm në opinion, ku ka nevojë për organizim më të madh në drejtim të mbrojtjes prej veprimeve të paligjshme kriminale apo të tjera.

Në Komisionin e përkohshëm bëjnë pjesë nga një prokuror publik prej katër Prokurorive Publike.

Komisioni ka për detyrë në bazë ditore t’i ndjek ngjarjet lidhur me procesin e organizimit të zbatimit të referendumit. Për ato ngjarje për të cilat do të vlerësohet se japin indikacione për parregullsi të bëra, raportimet menjëherë do të përcillen në Prokurorinë publike përkatëse. Në të njëjtën kohë, do të jepen detyra për prokuroritë publike themelore për procedurë urgjente, gjegjësisht të formojnë lëndë dhe t’i ndërmarrin të gjitha veprimet për përcaktimin e të gjitha fakteve relevante prej të cilave varet zbatimi i drejtë i Kodit Penal.

Qëllimi i Prokurorisë së Republikës së Maqedonisë është në këtë mënyrë të potencohet lufta kundër veprave penale të cilat lidhen me procesin zgjedhor dhe votimin dhe të jepet kontribut më i madh drejt shkatërrimit dhe parandalimit të tyre.

Në këtë drejtim, siç thuhet në kumtesë, Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë, përmes Komisionit të Përkohshëm për ndjekjen e parregullsive eventuale i bën thirrje opinionit, organizatave të shoqërisë civile, organizatave të tjera, partive politike, institucioneve vendore dhe ndërkombëtare dhe të gjithë atyre të cilët vlerësojnë se në ndonjë procedurë ka indikacione për vepër të kryer penale lidhur me organizimin dhe zbatimin e referendumit, të dorëzojnë parashtresë deri te ky Komision në adresën elektronike – referendum@jorm.gov.mk. (MIA)

Next Post
Maqedonia dhe Shqipëria do të punojnë në zhvillimin e rrjeteve transportuese të gazit natyror

Maqedonia dhe Shqipëria do të punojnë në zhvillimin e rrjeteve transportuese të gazit natyror

Filloi pagesa e fondeve të para

Filloi pagesa e fondeve të para

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom