Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahen seanca për lëndët “Trajektorja” dhe procedura e ndarë për “Tankun” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP).
Në “Trajektorja” të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish drejtori i NP “Rrugë shtetërore”, Lupço Georgievski.
Sipas PSP-së, ata në vitin 2012/2013 kanë tejkaluar kompetencat e tyre në procedurën për zgjedhjen e kompanisë në ndërtimin e segmenteve rrugore deri në Shtip dhe Ohër dhe kanë dëmtuar Buxhetin e shtetit me më së paku 155 milionë euro. (MIA)