Delegacion i lartë ushtarak i Gardës Kombëtare (GK) të shtetit federativ amerikan Vermont, i udhëhequr nga Komandanti i Gardës, Gjeneral Steven Krej nga sot deri më 21 shtator do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Maqedonisë.
Siç informuan nga pres qendra e Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së, delegacioni i GK të Vermontit gjatë qëndrimit disaditor, do të realizojë takime me homologun e tij, Komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së, Gjeneral Vasko Gjurçunovski, me ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, do të vizitojë një pjesë të njësive të ARM-së. ndërsa do të marrë pjesë edhe në ceremoninë përmbyllëse të forumit të sigurisë në Ohër. Delegacion i gardës në Vermont do të vizitojë edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Qendrën për menaxhim me kriza.
Në përputhje me agjendën dhe protokollin sot do të bëhet pritja e delegacionit nga ana e GKP të ARM-së gjeneralmajori Gjurçinovski para hyrjes së MM dhe SHP të ARM-së, me çka do të vijojë pritja e gjeneralmajorit Stiven Krej tek gjeneralmajori Gjurçinovski dhe bisedime bilaterale.
Garda Kombëtare e Vermonit është partner i Armatës së Republikës së Maqedonisë dhe bashkëpunimi i deritashëm ushtarak hyn në vitin e 25-të. Përmes programit ushtarak të kontaktit janë realizuar një numër i madh i formave të ndryshme të trajnimeve dhe stërvitjeve të përbashkëta që ndihmuan në masë të madhe që ARM-ja t’i arrijë standardet në NATO, theksojnë nga pres qendra e Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së. (MIA)