• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Sllovenia me Qeveri të re minoritare

September 14, 2018
in BALLINA, LAJME
Sllovenia me Qeveri të re minoritare
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetët në Parlamentin slloven mbrëmë votuan Qeveri të re minoritare të qendrës së majtë të kryeministrit Marjan Sharec.

Prej gjithsej 90 deputetëve, për Qeverinë e re votuan 45 deputetë, 34 ishin kundër, ndërsa 11 ishin ose të përmbajtur ose munguan.

Drejtpërdrejtë para votimit, Sharec nga foltorja parlamentare theksoi se Qeveria do të përqëndrohet në përparimin e sistemit shëndetësor, zvogëlimin e shpenzimeve burokratike dhe sigurimin e ambientit ekonomik stabil në Slloveni.

Më shumë se tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare në Slloveni dhe mossuksesit të Partisë Demokratike sllovene të Janez Janshës që të formojë Qeveri, është formuar kabinet i ri, i përbërë nga anëtarët e pesë partive të qendrës dhe qendrës së majtë. Sharec u emërua për mandatar muajin e kaluar.

Nga pavarësia, kjo është Qeveria e 13-të sllovene, e cila do të përbëhet nga 16 ministra. Kryeministri i deritanishëm Miro Cerar do të jetë shef i Diplomacisë, ndërsa ministri i deritanishëm i Punëve të Jashtme Karl Erjavec do të jetë ministër i Mbrojtjes. (MIA)

Next Post
Për patriotizmin përballë nacionalizmit – publikisht, qartë dhe zëshëm

Qartë dhe zëshëm, ta bëjmë dallimin!

Tryezë e rrumbullakët “E ardhmja euroatlantike për Maqedoninë?

Objektivat e referendumit: Vendimin për të ardhmen marrim së bashku

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom