• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Objektiva për referendumin: Pushteti dhe opozita të bashkohen në momentet kyçe

September 12, 2018
in BALLINA, LAJME
Fushata për referendumin në vijim, VMRO-DPMNE-ja ende pa qëndrim zyrtar
Share on FacebookShare on Twitter

Pushteti dhe opozita të bëhen së basku pasi bëhet fjalë për ardhmërinë e shtetit dhe për ardhmërinë e gjeneratave të ardhshme. Është bërë kompromis me Greqinë, por me marrëveshjen janë mbrojtur gjuha dhe identiteti i Maqedonisë, ndërsa përfitimet nga hyrja në NATO dhe BE janë të mëdha, si në aspektin e sigurisë, ashtu edhe në atë ekonomik, porositën përkrahësit e opsionit “për” në referendum.

“Dyert janë të hapura dhe bota na shtriu dorën për vetëm disa ditë në Maqedoni për vizitë arritën njerëzit më të fuqishëm në botë. Kjo tregon se më 30 shtator me të vërtetë kemi përgjegjësi historike, ta shfrytëzojmë atë mundësi edhe në emrin tonë edhe në emër të gjeneratave të ardhshme. Dhjetë vite na kanë bindur se Maqedonia duhet të fundoset në izolim. Pasi bota nuk na do. Këto ditë tregojmë se kjo ka qenë gënjeshtër. Tregojmë se bota di t’i çmojë përpjekjet që i kemi bërë vitin e kaluar”, tha  ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në Probishtip.

Për ithtarët e koalicionit “Dil Për Maqedoni evropiane” me hyrjen në NATO dhe BE, do të kemi kufij të sigurta, rritje të ekonomisë, rritje të investimeve të huaja dhe eksportit, të ardhura dinjitoze për qytetarët, ardhmëri të sigurt dhe perspektivë që të rinjtë të mbeten në shtet, zhvillim të frymës sipërmarrëse dhe cilësi në arsim.

“Nëse dëshirojmë perspektiva me të ardhura dinjitoze, të gjithë e dimë se duhet të hapemi si shtet. Me integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, ne asnjëherë më nuk duhet të druajmë për sigurinë tonë. Ky është edhe një përfitim i madh për shtetin”, tha Zaev dje nga Makedonska Kamenica.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, që është bartës i fushatës për referendumin, beson se 30 shatori do të jetë i suksesshëm dhe se VMRO-DPMNE-ja ende mund të përfshihet në fushatë.
“Iu besoj qytetarëve, ashtu si më besuan ata mua, i besoj institucioneve, partive që i mbështetën deri më tani dhe për këtë jam i bindur se në fund qytetarët do të reflektojnë me daljen e nevojshme që të zgjidhet çështja e emrit dhe përfundimisht të bëhemi anëtare e BE-së dhe NATO-s”, thotë në intervistën për MIA-n, Talat Xhaferi.
Diplomatët e huaj në shtet apelojnë që qytetarët e Maqedonisë ta shfrytëzojnë mundësinë dhe të votojnë në referendum, sepse me përkrahjen për marrëveshjen sigurohet vend në tavolinën e NATO-s dhe demokracinë e prosperuar.
Ambasadori amerikan Xhes Bejli në debatin shkencor në ASHAM theksoi se marrëveshja e Prespës është rezultat i kompromisit të vështirë.
“Nuk ekziston marrëveshje e përkryer dhe pajtohem me ministrin tuaj të Punëve të Jashtme, nuk ka marrëveshje më të mirë që mund të arrihet pas 27 viteve bisedime. Kjo është marrëveshje e cila e pranon dhe mbështet identitetin dhe gjuhën maqedonase dhe gjithashtu kërkon të zbatohet emri në shtet dhe në institucionet e tij…,” thotë Bejli.
Mbështetësit e referendumit i porosisin qytetarët që të mos lejojnë që askush t’i bindë me kundërargumente nëse nuk kanë argumente “kundër”, por të dalin dhe ta zgjedhin rrugën e vërtetë për Maqedoninë. (MIA)
Next Post
Gjykimi për rastin “Titanik” anulohet për më 24 shtator

Gjykimi për rastin "Titanik" anulohet për më 24 shtator

Ahmeti – Thaçi: Shqiptarët masivisht të votojnë pro NATO-s dhe BE-së

Ahmeti - Thaçi: Shqiptarët masivisht të votojnë pro NATO-s dhe BE-së

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom