• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Matis dhe Miçel vijnë në Maqedoni për përkrahje të referendumit

September 12, 2018
in BALLINA, LAJME
Matis dhe Miçel vijnë në Maqedoni për përkrahje të referendumit
Share on FacebookShare on Twitter

 Sekretari amerikan i Mbrojtjes Xhejms Matis paralajmëroi se fundjavën e ardhshme do ta vizitojë Maqedoninë që të shprehë përkrahje të qartë për referendumin e ardhshëm  për çështjen e emrit, por edhe brengë për shkak të involvimit të mundshëm të Moskës në këtë proces.

“Do të shkoj t’i vizitoj miqtë tanë të Maqedonisë dhe qartë do të bëj me dije se SHBA-ja e përkrah popullin e Maqedonisë”, tha Matis në deklaratë për gazetarët në Pentagon.

Matis theksoi që është i brengosur se Rusia mund të involvohet në procesin e referendumit në Maqedoni.

“Nëse keni votim, Moska do të involvohet. Unë jam i brengosur për atë. Përzierje të tillë Rusia ka praktikuar nga Estonia deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Ukraina dhe tani në Maqedoni, gjithmonë adaptohet me situatën konkrete”, tha sekretari amerikan i Mbrojtjes.

Xhejms Matis është përfaqësuesi i lartë i dytë amerikan i cili këtë javë vjen në Maqedoni që ta shprehë përkrahjen për referendumin e suksesshëm.

Në Shkup nesër do të qëndrojë ndihmës sekretari shtetëror për Evropë dhe Euroazi, Ues Miçell. Ai do të mbajë takime me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev dhe përfaqësues tjerë zyrtar për përkrahje të Marrëveshjes së Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe referendumin e ardhshëm më 30 shtator, kumtoi Departamenti i shtetit.

Miçell në Shkup do të mbajë takime edhe me përfaqësuesit e partive parlamentare dhe të bashkësisë së biznesit, me të cilët do të këmbejë mendime dhe do ta theksojë përkrahjen amerikane për inkuadrim të Maqedonisë në familjen evropiane, thuhet në kumtesë. (MIA)

Next Post
Në korrik janë dhënë 276 leje për ndërtim

Në korrik janë dhënë 276 leje për ndërtim

Fushata për referendumin në vijim, VMRO-DPMNE-ja ende pa qëndrim zyrtar

Objektiva për referendumin: Pushteti dhe opozita të bashkohen në momentet kyçe

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom