• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Deri më tani janë pastruar 220 deponi në Shkup

September 10, 2018
in BALLINA, LAJME
Deri më tani janë pastruar 220 deponi në Shkup
Share on FacebookShare on Twitter

Në lagjen Hipodrom sot filloi aksioni për pastrimin e Komunës së Gazi Babës. Me pastrimin do të vazhdohet në Maxhari, Triangla, Kermamidnica, Çento, Zhelezarë dhe Autokomandë.

Fillimin e aksionit e shënuan kryetari i Shkupit dhe i Gazi Babës, Petre Shilegov dhe Boris Georgievski dhe drejtorët e ndërmarrjeve publike “Parqe dhe Gjelbërime” dhe “Higjiena Komunale” Adrian Muça dhe Abdulsamed Shabani.

“Qëllimi i pastrimit themelor të hapësirave të gjelbërta publike, deponitë e egra, vendosjen e pajisjes të re urbane – stoleve, kazanëve dhe çezmave, krasitjen e pemëve, rregullimin e trotoarëve me bekatonë”, tha Georgievski dhe bëri apel që edhe qytetarët të kyçen në këtë aksion që të jetë i suksesshëm.

Shilegov përkujtoi se deri më tani është pastruar në Komunat Qendër, Gjorçe Petrov, Karposh, ndërsa javën e ardhshme do të pastrohet në Komunën e Butelit.

“Qyteti i Shkupit në periudhën e kaluar seriozisht e ka rritur intensitetin e mbikëqyrjes së inspektimit. Shërbimet e inspektimit gjatë ditës së djeshme kanë gjobitur dy familje për djegien e kabllove të plastikës dhe hedhje të gjësendeve në vende të palejuara”, tha Shilegov. paralajmëroi se do ta rrisin kapacitetin e shërbimeve të inspektimit dhe se do ta rrisin mbikëqyrjen.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Shilegov sqaroi se nga komuna pastrohen deponi të paligjshme që t’u ndihmohet komunave, të rregullohet gjelbërimi dhe sërish të mos hidhen mbeturina në ato vende.

I pyetur për gazsjellësin në Vodno, Shilegov deklaroi se ende nuk është shterur debati dhe se në periudhën e ardhshme do të duhet të përballen institucionet të cilat e udhëheqin gazsjellësin dhe shoqatat civile. (MIA)

Next Post
Protokolli për integrim në NATO do të mund të nënshkruhet në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm

Protokolli për integrim në NATO do të mund të nënshkruhet në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm

Postimi në Tuiter i Ambasadës ruse kishte të bënte me Metën, ndërsa jo me Stoltenberg, Merkel, Kurc, Aselborn dhe Xhonson

Postimi në Tuiter i Ambasadës ruse kishte të bënte me Metën, ndërsa jo me Stoltenberg, Merkel, Kurc, Aselborn dhe Xhonson

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom