• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Athina ka dërguar demarsh deri te Uashingtoni për deklaratën e Miçelit

September 10, 2018
in BALLINA, LAJME
Athina ka dërguar demarsh deri te Uashingtoni për deklaratën e Miçelit
Share on FacebookShare on Twitter

Demarsh të ashpër deri te SHBA-ja për deklaratën e ndihmës  sekretarit shtetëror Ves Miçel, në lidhje me emrin e IJRM-së ka dërguar Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë, shkruan gazeta greke “Dokumento” dhe zbulon se Athina zyrtare, muajin e kaluar kishte reaguar për fjalimin e Miçelit në Komitetin për Marrëdhënie të Jashtme të Senatit amerikan. 

“Në Ballkan diplomacia amerikane ka luajtur një rol të rëndësishëm në zgjidhjen e kontestit të emrit ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë, është pjesa kontestuese e fjalimit të Miçelit më 21 gusht, për të cilin ka reaguar MPJ-ja greke sipas gazetës.

Siç lajmëroi korrespondentja  e  MIA-s nga Athina, “Dokumento” shkruan se reagimi nga Greqia ishte i shpejtë, ndërsa Miçeli i kishte kërkuar falje Koxiasit.

“Sipas burimeve qeveritare të informuara mirë, pas demarshit zoti Miçel supozohet se i kishte kërkuar falje ministrit grek të Punëve të Jashtme, Nikos Koxias. Athina, së cilës veçanërisht i pengonte kjo deklaratë e funksionarit amerikan, gjoja insistonte, duke ia potencuar këtë palës amerikane se është i papranueshëm fakti që  si “arkitekt” i zgjidhjes së problemit të paraqitet Uashingtoni, nga momenti kur marrëveshja mund të arrihej, falë përpjekjeve  të vazhdueshme të diplomacisë greke dhe më shumë, pa qenë  Greqia në dispozicion të pranojë çfarëdo presioni nga SHBA-ja ose nga kryeqytete të tjera perëndimore ose lindore”, shkruan gazeta.

Siç bëri të ditur dje MIA, për presione eventuale për arritjen e marrëveshjes, kryeministri grek Aleksis Cipras në pres-konferencë në kuadër të Panairit Ndërkombëtar në Selanik, tha se me “sinqeritet absolut dhe me siguri absolute” mund të thotë se askush as nuk e ka shqetësuar, e as nuk e ka shtyrë Greqinë për çështjen konkrete, por thjeshtë me ndryshimin e pushtetit te ne, është hapur mundësia e vetme për bisedime. (MIA)

Next Post
Marrëveshja e Prespës zgjidhje optimale

Marrëveshja e Prespës zgjidhje optimale

Me parashtrimin ne dëshmive materiale vazhdon seanca për “Thesarin”

Me parashtrimin ne dëshmive materiale vazhdon seanca për "Thesarin"

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom