CIVIL – Qendra për Liri të enjten e kaluar më 30 gusht mbajti takim publik punues nën moton “Çfarë Maqedonie dua?” në Manastir, në sallën e komunës. Ngjarja u mbajt në korniza të projektit “Veprim -Integrim” që i kushtohet mbështetjes së reformave demokratike, pjesëmarrjes qytetare, iniciativave të gjelbra dhe vlerave evropiane në Republikën e Maqedonisë. Në punëtorinë u prezantua projekti i Civilit që zbatohet në partneritet me Fondacionin Hajnrih Bell nga Gjermania.
Në pjesën punuese të ngjarjes u hap diskutim në temat “Pjesëmarrja qytetare në proceset shoqërore për mbështetje të reformave demokratike, alternativat e gjelbra dhe antinacionalizmin”. Në ngjarje morën pjesë përfaqësues të qeverisjes lokale, organizatat qytetare, iniciativat e gjelbra, partitë politike dje aktivistë.
Pjesëmarrësit theksuan se Manastiri po përballet me ndotje të ajrit, kalime këmbësore të pa shënuara, mungesë të korsive biçikliste, probleme me qentë endacakë…Ata u pajtuan se të gjithë së bashku duhet të punojnë për të mirën e qytetarëve të Manastirit në të cilën do të duhet të kyçen OJQ-të, iniciativat qytetare ose individët dhe përfaqësues të partive politike, pavarësisht nga cila parti vijnë. (MIA)