“Dua të jetoj në Maqedoni të bukur dhe të qetë. E dua kështu si është, nuk jam e pasur, por për bukë kam, e kur isha e vogël nuk kisha bukë” thotë një Manastirase në petjen e CIVIL Media – në çfarë Maqedonie dëshironi të jetoni.
Manastirasit janë të vendosur se duan të jetojnë në Maqedoni demokratike në të cilën do të kenë jetë më të mirë.
“Dua të jetoj në vend ku do të ketë pensione dhe shtëpi për të gjithë, ku do të ketë kujdes për të varfërit dhe jo vetëm për të pasurit. Kryeministri Zaev duhet ta plotësojë atë që e premtoi”, tha një qytetare.
“Dua të jetoj në Republikën e Maqedonisë, jo në Maqedoninë e Veriut. Ne jemi Maqedonas, jo grekë, jo serbë, jo shqiptarë…” , thotë një Manastiras.
“Dua të jetoj në Maqedoninë e bashkuar, të jetë e tëra nga Selaniku deri në Beograd, nga Sofja deri në Tiranë e Aleksandri. Maqedonia është e ndarë vetëm politikisht me disa kufij shtetërorë, mirëpo sipas etnisë është deri në Pakistan te Hunzët. Kështu e dua Maqedoninë, të mos ketë ndarje në bazë fetare…”, shton një qytetar tjetër.
Një qytetar thotë se Maqedonia është e bukur ashtu siç është dhe se nuk do të ndryshojë asgjë, duke theksuar se Manastiri është shembull se si duhet të duket Maqedonia. “Kohëve të fundit shumë të rinj ikin nga Manastiri, por nuk është keq”, shton ai.
Anketa është pjesë e projektit “Veprim – Integrim” të cilën Civili e zbaton në partneritet me Fondacionin Hajnrih Bell nga Gjermania, i kushtuar proovimit të vlerave të gjelbra dhe evropiane, vlerave demokratike dhe antinacionalizimit.
Gazetare: Biljana Jordanovska
Kamera dhe përpunimi i tekstit: Dehran Muratov
Montazhi: Arian Mehmeti