Ish-drejtori i HM Transporti dhe kryetar aktual i KSHZ-së, Oliver Derkovski, ka marrë udhëzime për materiale dhe votim nga ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski për zgjedhjet parlamentare në vitin 2011.
“Së pari të dalë anëtarësia, e më pas të afërmit, deri në orën 12:00 të votojnë të punësuarit, e më pas edhe të papërcaktuarit”, i thotë Mile Oliverit.
Kjo sot u dëgjua në njërën nga “bombar” që gjatë ditës së dytë po lëshohen në Gjykatën penale në Shkup, si material dëshmues për lëndën “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike. Për këtë lëndë janë parashtruar 5.910 dëshmi materiale dhe janë propozuar 191 dëshmitarë.
Në bombat e sotme u dëgjuan edhe biseda në të cilat Janakieski, shefit të policisë në Radovish i jep udhëzime për komunikim me qytetarët nga dera në derë. Ai në njërën nga bisedat me bashkëbisedues thotë se në NJZ 4 VMRO-DPMNE duhet të fitojë 12 deputetë dhe se duhet 50 ithtarë partiak të shkojnë nga dera në derë tek qytetarët.
Në njërën nga “bombat” dëgjohet se si Janakieski i thotë kryetarit të komunës Vallandovë që t’ia ndalojë shkuarjen në punë deri në zgjehdje një profesori të edukatës fizike.
“Nuk ka mundur të shkojë nga dera në derë. Ka pasur punë. T’i lajmërohesh që deri në zgjedhje të mos shkojë në punë. Vallandova të mos e shohë”, thotë Janakieski.
Në këtë lëndë të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish-funksionarët Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temellko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, RObert Davitkov, Dalibor Alleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.
Ata janë të dyshuar për shoqërim kriminel, shkelje të së drejtës votuese, shkelje të lirisë së përcaktimit të zgjedhësve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore në vitin 2012. (MIA)