Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski, emri i të cilit sot po dëgjohet në sallën e gjyqit në Gjykatën Penale në njërën nga bisedat që janë prezantuar të ndërlidhura me lëndën “Titanik”, deklaroi se gjithmonë ka punuar në pajtim me rregullat pozitive ligjore dhe se nuk e di saktë për kë dhe për çfarë bisede bëhet fjalë sepse ende nuk i ka materialet.
“Po, kam dëgjuar edhe unë se është përmendur emri im, Nuk kam dëgjuar, nuk kam parë si ka qenë saktë… Megjithatë, mund të them se në vitet e kaluara jam dëgjuar me shumë persona në telefon, kam folur, dhe njerëzit kanë kërkuar nga unë diçka, dhe kanë ekzistuar çfarëdo lloj ideje, megjithatë unë mund të them me përgjegjësi se kam vepruar gjithmonë konform dispozitave ligjore. Dhe sigurisht kam vepruar edhe atëherë kur nga unë është kërkuar ndoshta diçka që nuk është në pajtim me ligjin”, tha Derkovski.
Kjo, sipas tij, nuk do të ketë kurrfarë ndikimi mbi punën në KSHZ. (MIA)