• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Benzinat lirohen, ndërsa dizeli shtrenjtohet për gjysmë denari

August 20, 2018
in BALLINA, LAJME
Benzinat lirohen, ndërsa dizeli shtrenjtohet për gjysmë denari
Share on FacebookShare on Twitter

 Benzinat prej sonte në mesnatë lirohen për gjysmë denar për litër, ndërsa çmimi i dizelit rritet për gjysmë denar, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE).

Me vendimin bëhet ulja e çmimeve me pakicë dhe i rafinerive  të derivateve të naftës  mesatarisht për 0,66 përkatësisht për 0,28 për qind.

Çmimi i ri i shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 do të arrijë 71 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet për 72,5 denarë. EURODIZEL (D-E V) do të kushtojë 63 denarë për litër, derisa çmimi i shitjes me pakicë të Ekstra vajit të lehtë për amvisëri (EL-1) mbetet i njëjtë, përkatësisht 51,5 denarë për litër.

Me vendimin e KRE-së për 0,598 denarë për kilogram zvogëlohet edhe çmimi i shitjes me pakicë i mazutit M-1 NS dhe tani do të arrijë 33,053 denarë.

Si arsye për ndryshimin e çmimeve të derivateve të naftës nga KRE e potencojnë për katër për qind çmimin mesatar më të ulët të naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e fundit dhe për 3,03 për qind  kursin më të lartë të dollarit në raport të denarit. (MIA)

Next Post
Papa kërkoi dënime për abuzimet seksuale të fëmijëve në kishë

Papa kërkoi dënime për abuzimet seksuale të fëmijëve në kishë

Formohen këshillat zgjedhore për votimin e mërgimtarëve

Formohen këshillat zgjedhore për votimin e mërgimtarëve

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom