Maqedonia është mes dy vendeve që kompania gjermane “Gereshajmer” e rishikon si opsion për realizimin e investimit të saj të ri.
Anëtari i Bordit të drejtorëve të sektorit mjekësor të “Gereshajmer”, Oliver Burgel, ka thënë se menaxhmenti është i impresionuar nga infrastruktura në Maqedoni nga kushtet e zonave industriale- teknologjike si dhe përkushtimit të Qeverisë ta bëjë vendin tregim të suksesshme.
“Presim në tremujorin e fundit të vitit 2018, Bordi i kompanisë të sjell vendim për investimin”, ka thënë Burgel që drejtpërdrejtë nga zëvendëskryeministri Koço Angjushev kishte mundësinë të dëgjojë për investimet e mundshme që ofron Maqedonia.
Prezantimi është mbajtur në njësitë prodhuese të “Gereshajmer” në Çeki dhe Gjermani.
“Gereshajmer” është kompani gjermane, lider në prodhimin e plastikës dhe prodhimeve të qelqit për nevojat e industrisë mjekësore dhe farmaceutike. Ka kapacitete prodhuese në 15 shtete në Evropë, Azi, Amerikë Veriore dhe Jugore, ndërsa na pajtueshmëri me planin e punës planifikon hapjen edhe të një fabrike.
“‘Gereshajmer’ është lider global në prodhimin e komponentëve të plastikës dhe të qelqit që bashkëpunon me kompanitë më të mëdha medicinale dhe farmaceutike si AstraZeneca, GSK, Roche, Novo Nordisk dhe tjera. Kontaktet iniciale me këtë kompani janë bërë para tetë muajsh, ndërsa gjatë vizitës dyditore biseduam me anëtarët e menaxhmentit që investimin e tyre të ri ta realizojnë në ndonjë nga zonat industriale-teknologjike në vendin tonë”, ka thënë Angjushev.
Drejtoria për zonat industriale- teknologjike periudhën e kaluar ka realizuar komunikim intensiv me përfaqësues të kompanisë me çka janë prezantuar të gjitha mundësitë e investimit dhe lokacionet e mundshme.
Ndryshe, kompania “Gereshajmer” udhëheq me rreth 50 kapacitete prodhuese në 15 vende ku punojnë rreth 10 mijë persona, ndërsa realizon të ardhura vjetore rreth 1.3 miliardë euro. (MIA)