Mot të qëndrueshëm dhe të thatë gjatë fundjavës, pas çfarë nga e hëna moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar.
Nga DPH kumtojnë se deri të dielën është e mundur paraqitje eë shiut afatshkurtër dhe bubullima të rralla.
Temperatura maksimale nesër do të lëvizë nga 26 e deri në 36 gradë, të shtunën nga 30 e deri në 36, të dielën nga 29 e deri në 35, të hënën nga 28 e deri 34, të martën nga 29 e deri në 34, dhe të mërkurën nga 28 e deri në 33 gradë. Temperatura minimale do të lëvizë nga nëntë e deri në 21 gradë, të shtunën nga 11 e deri në 20, të dielën nga 12 e deri në 21, të hënën dhe të martën nga 11 e deri në 20 dhe të mërkurën nga 10 e deri në 19 gradë Celsius. (MIA)