Anëtarësimi në NATO mundëson të ardhme perspektive për Maqedoninë – kjo do të ketë efekte të mëdha pozitive për sigurinë dhe prosperitetin edhe në rajonin më të gjerë, konkluduan sot kryeministri Zoran Zaev dhe komandanti suprem i forcave të NATO-s për Evropë dhe komandant i Komandës së forcave amerikane në Evropë, gjeneral Kurtis Skaparoti në takimin e sotëm në Shkup.
Zaev shprehu falënderim për ftesën për pranim në Aleancën Atlantike të Veriut, duke theksuar se ky vendim i rëndësishëm i aleatëve të NATO-s tregon se Aleanca është e fuqishme dhe e përkushtuar në politikën e dyerve të hapura.
Duke potencuar se ftesa për anëtarësim në NATO është arritje historike dhe satisfakcion për punën e mundimshme dhe besimin e të gjithë qytetarëve tanë, institucione, parti politike dhe shoqëri civile në tërësi, Zaev e theksoi mbështetjen e fuqishme nga opinioni dhe të gjitha bashkësitë etnike për aspiratën tonë.
Komandanti suprem i forcave të NATO-s për Evropën, gjenerali amerikan Skaparoti, i cili paraprakisht me delegacion të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë, të kryesuar nga ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në kazermën “Ilinden” ishte i pranishëm në një stërvitje demonstrative, dërgoi fjalë miradie kryeministrit Zaev për pjesëtarët e ARM-së, duke vlerësuar se kanë shprehur gatishmëri të madhe dhe disiplinë adekuate për standardet dhe procedurat e NATO-s.
Duke e përcjellë mbështetjen e fuqishme nga Aleanca, gjenerali Skaparoti shprehu transparencë për bashkëpunim dhe ndihmë, nëse Maqedonisë gjatë periudhë së ardhshme i nevojitet, për harmonizim të politikave të domosdoshme dhe standardeve deri në finalizim përfundimtar të anëtarësimit të vendit në NATO.
Në takim u theksua se nënshkrimi i Marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë është shembull pozitiv për vendet e gjithë rajonit të Evropës Juglindore, në drejtim të zgjidhjes së çështjeve të hapura, për avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, që kontribuon drejt thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe siguron progres.
Kryeministri Zaev, potencoi se vizita e përfaqësuesit të lartë të NATO-s dhe mbështetjen që ai e transmeton është motivacion i veçantë për qytetarët e Maqedonisë dhe për institucionet e referendumit të ardhshëm që ta tregojnë vendosshmërinë për vazhdim përmes rrugës që siguron anëtarësim të plotfuqishëm në BE dhe NATO, fazë e cila na çon më afër sigurisë së garantuar dhe sigurisë në shoqatën e vendeve-anëtare dhe aleatëve në NATO, që hap perspektiva për zhvillim ekonomik shtesë të vendit tonë.
Kryeministri Zaev tha se si anëtare e ardhshme e NATO-s, Maqedonia është e gatshme tërësisht t’i ndajë detyrimet dhe përgjegjësitë për ruajtje të paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar.
Gjenerali Skaparoti e ftoi Zaevin që ta vizitojë komandën qendrore të NATO-s, në Mons. (MIA)