CIVILi vazhdon me serinë takime dhe punëtori në temë “Çfarë Maqedonie dua?” në korniza të projektit Veprim– Integrim në të cilën do të mbahet në hotel Siti Park më 9 gusht, në periudhën prej ora 13 deri ora 17:30. Punohet në format të ri për punë me përfaqësues të shoqërisë civile dhe konstituentët, ashtu që pjesëmarrëset dhe pjesëmarrësit e punëtorive vetë do ta përcaktojnë terminin e saktë për pjesëmarrje në punëtorinë në korniza të periudhës së dhënë. Njëkohësisht, ata do të jenë të ftuar të japin deklarata ose intervistë për platformën mediale të CIVILit, në kohëzgjatje prej 5 deri 15 minuta, menjëherë pas terminit për takim që do ta zgjedhin.
Veprim – Integrim është projekt për mbështetje të reformave demokratike, pjesëmarrje qytetare, iniciativa të gjelbra dhe vlera evropiane në Republikën e Maqedonisë.
Në punëtorinë do të prezantohet projekti i CIVILit i cili zbatohet në partneritet me Fondacionin Hajnrih Bell nga Gjermania. Në pjesën punuese të kësaj ngjarje, do të hapet diskutim për mundësitë për pjesëmarrje qytetare në reformat demokratike në nivel lokal dhe kombëtar.
Më tej, vëmendje të veçantë do t’i kushtohet iniciativave të gjelbra dhe strategjive, si dhe pyetjeve të lidhura me promovimin dhe praktikimin e vlerave evropiane dhe të gjelbra, në vazhdën e proceseve për integrim të Maqedonisë në BE.
Ftesë për pjesëmarrje në këtë punëtori do tu dërgohet përfaqësuesve të organizatave qytetare, iniciativave të gjelbra, aktivistë dhe qytetare dhe qytetarë të interesuar.
Ekipi i CIVILit do të jetë në dispozicion për takime individuale dhe biseda edhe pas mbarimit të punëtorisë, ndërsa do të mbaj takime edhe me përfaqësues të pushtetit dhe institucioneve në nivel lokal dhe kombëtar. Gjithashtu, organizata është e hapur për biseda edhe me parti politike të interesuara për temat në këtë projekt.