• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Nëpër institucionet shtetërore sistemohen 958 të punësuar sipas Marrëveshjes së Ohrit

August 1, 2018
in BALLINA, LAJME
Nëpër institucionet shtetërore sistemohen 958 të punësuar sipas Marrëveshjes së Ohrit
Share on FacebookShare on Twitter

Gjithsej 958 të punësuar sipas Marrëveshjes së Ohrit duhet të sistemohen nëpër institucionet shtetërore prej të cilëve 50 në MPB, 26 në Prokurorinë Publike, 39 në DAP, 11 në Entin Shtetëror për Revizion, 13 në Agjencinë për Punësim, 20 në Ministrinë e Drejtësisë,…Procedura është komplekse, një pjesë e këtyre punësimeve janë në vijim, por duhet të harmonizohen vendimet, tha sot zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski, duke i kumtuar vendimet nga seanca e djeshme e Qeverisë.

Boshnjakovski theksoi se në gjithë këtë proces kanë shumë kujdes në shkallën e arsimit të personave, si dhe të aftësive të tyre. Institucionet, theksoi zëdhënësi, me sistemimin e këtillë sipas Marrëveshjes së Ohrit vetëm do të fitojnë cilësi.

“Nuk publikojmë diçka të re. Procedura është publikuar para dy muajve kur filloi. Lista e institucioneve në të cilat do të realizohen sistemimet e punësimeve sipas Marrëveshjes së Ohrit është qasëse deri te mediat. Procedura është komplekse, ata persona punojnë, por duhet të harmonizohen me më shumë vendime midis shumë institucioneve. Një pjesë e tyre tanimë janë filluar. Qeveria në ndonjërën nga seancat e ardhshme me siguri do të kërkojë informatë se deri ku është procedura dhe sistemimi. Kur do t’i kemi informatat, do t’i ndajmë”, tha Boshnjakovski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

Lidhur me vendimin e djeshëm qeveritar për mbështetjen financiare që duhet ta marrin 100 kompani nga Maqedonia, zëdhënëse theksoi se hollësi pasdite në konferencë shtypi në Qeveri do të kumtojnë kryeministri Zoran Zaev, zëvendëskryeministri Koço Angjushev dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. (MIA)

Next Post
Deri në fund të javës mot i ndryshueshëm me temperatura deri në 36 gradë Celsius

Mot me diell me temperaturë deri në 37 gradë Celsius

Sela sot ballafaqohet në gjyq me sulmuesit e tij të 27 prillit

Sela: Referendumi për emrin nuk është i nevojshëm

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom