• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Maqedonia ende e pret Qeverinë e Kosovës për vendosjen e kundërmasave për rritjen e tarifave doganore

July 30, 2018
in BALLINA, LAJME
Maqedonia ende e pret Qeverinë e Kosovës për vendosjen e kundërmasave për rritjen e tarifave doganore
Share on FacebookShare on Twitter

Ende është e pasigurt nëse dhe kur Kosova plotësisht do ta tërheqë vendimin për rritjen e tarifave doganore të prodhimeve bujqësore.

Nesër, Qeveria e Kosovës duhet të mbajë seancë në të cilën do të shqyrtohen argumentet që të premten ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi ia transmetoi kolegut kosovar Bajram Hasani.

Bekteshi në takimin me Hasanin në Prishtinë i vuri në dukje dëmet nga masat e përkohshme të Kosovës  dhe shfaqi shpresë se në shpejti Maqedonia dhe Kosova do ta vazhdojnë bashkëpunimin e deritanishëm të shkëlqyer tregtar, në dobi të prodhuesve bujqësorë dhe komuniteti të biznesit nga të dyja palët.

“Do ta presim rezultatin nga seanca e nesërme e Qeverisë së Kosovës, është shkurt përgjigjja nga Ministria e Ekonomisë në pyetjen e MIA-s lidhur me hapat e ardhshëm që vendi planifikon t’i ndërmarrë rreth doganave të rritura.

Edhe Ministria e Bujqësisë pret në në seancën e nesërme qeveritare të Kosovës.

Afaristët  dhe prodhuesit e Maqedonisë mbesin në qëndrimin se vendimi i Kosovës duhet sa më shpejt të tërhiqet sepse dëmet janë të mëdha, ndërsa Maqedonia të mos vendosë kundërmasa.

Sipas drejtorit ekzekutiv të odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore Drilon Iseni, dëmet në eksportin edhe më tej numërohen, nuk ka ndryshime në qëndrimin e Odës se Kosova duhet ta rishikojë vendimin dhe të gjendet një zgjidhje e përbashkët e pranueshme.

Tags: DoganaKosovëMaqedoni
Next Post
VMRO-DPMNE-ja mund të mësojë se si punohet në mënyrë transparente dhe se si dëgjohet zëri i qytetarëve

VMRO-DPMNE-ja mund të mësojë se si punohet në mënyrë transparente dhe se si dëgjohet zëri i qytetarëve

Dimitrov edhe sot nuk referoi për politikën e jashtme

Dimitrov edhe sot nuk referoi për politikën e jashtme

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom