• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Kuvendi vendosi t’i shqyrtojë ndryshimet Kodit Zgjedhor pas përfundimit të takimit të liderëve

July 23, 2018
in BALLINA, LAJME
Kuvendi do ta ratifikojë marrëveshjen për emrin me Greqinë
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në kuadër të vazhdimit të sotëm të seancës së 53-të në mënyrë unanime me 78 vota “për” vendosi që propozim ligji për ndryshimin e Kodit Zgjedhor me procedurë të shkurtuar të shqyrtohet pas përfundimit të takimit të liderëve i cili është në vijim në Klubin e deputetëve.

Paraprakisht, në mënyrë unanime me 61 vota “për” dhe pa praninë e opozitës Kuvendi i shkarkoi nga funksioni kryetarin dhe anëtarët e Komisionit Shtetëror për vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë në marrëdhënie pune në shkallë të dytë.

U shkarkuan kryetarja Irena Bërzanova, si edhe anëtarët e Komisionit Ilçe Busharevski, Borçe Razmioski, Vllatko Sajkovski, Jagotka Ivanovska, Mensur Zejnuli, Sherif Memeti, Bllagica Todorovska, Darko Donevski, Snezhana Filipovska Pavleska dhe Jetmir Lika.

Në mënyrë unanime dhe pa debat, por në praninë e opozitës deputetët e sollën edhe llogarinë përfundimtare të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2017.

Kuvendi me 76 vota “për” dhe një “të përmbajtur” e solli Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transportin në komunikacionin rrugor. Deputetja Liljana Zaturoska nga VMRO-DPMNE theksoi se edhe me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit përsëri keqpërdoret flamuri evropian, por shtoi se deputetët e grupit të saj të deputetëve do ta mbështesin pasi u janë pranuar amendamentet me të cilat, siç tha, u dilet në ndihmë vozitësve të taksive. Në replikë Dime Vellkovski nga LSDM-ja tha se me ndryshimet vetëm bëhet harmonizimi me legjislaturën evropiane.

Me debatin  me 75 vota “për” Kuvendi e solli edhe Ligjin për orarin e punës të punonjësve mobilë në komunikacionin rrugor dhe të pajisjeve për regjistrim në komunikacionin rrugor me të cilin, gjithashtu, bëhet harmonizimi me legjislativën evropiane.

Pa debat dhe në mënyrë unanime deputetët i sollën edhe Ligjin për ndryshimin e Ligjit për sigurinë e produkteve, të Ligjit për kontrollin e gjësendeve prej metaleve të fisnikëruara, të Ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve dhe të Ligjit për deputetët i dorëzuar nga deputetët e shumicës parlamentare. (MIA)

Tags: Kodi ZgjedhorKuvend
Next Post
Epidemi e fruthit në Dibër

Epidemi e fruthit në Dibër

Ndërpritet procedura e tenderit për furnizimin e testeve dhe reagensëve për analiza laboratorike

Ndërpritet procedura e tenderit për furnizimin e testeve dhe reagensëve për analiza laboratorike

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom