“Do të vazhdojmë ti motivojmë njerëzit të cilët injektojnë droga dhe punëtorët seksual ti shfrytëzojnë mekanizmat institucionale për mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe për realizimin e drejtësisë dhe do të përpiqemi të u mundësojmë përkrahje në ato procese. Jemi të bindur se përmes inicimit të ndryshimeve në politikat dhe praktikat në qasjen deri te drejtësia për këto bashkësi, do të kontribuojmë drejt përparimit të dukshëm të të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët e shtetit tonë dhe krijimin e një shoqërie të barabartë…”, thotë Ivica Cekovski, bashkëpunëtor për përfaqësim në HOPS
Organizata HOPS në 20 vitet e kaluara në mënyrë intensive zbaton programe të ndryshme për zvogëlimin e dëmeve nga përdorimi i drogave dhe për përkrahje të punëtorëve seksual. HOPS mori përkrahje nga Fondacioni Shoqëri e Hapur-Maqedoni (FSHHM) që të realizojë hulumtime për nevojat juridike të personave të cilët injektojnë droga dhe për punëtorët seksual. Ky projekt ishte pjesë e programit për përforcim juridik të qytetarëve të cilin e realizon FSHHM, kurse për rezultatet e hulumtimit, por edhe për kahjet të cilat rrjedhin nga ai bisedojmë me Ivica Cekovski, bashkëpunëtor për përfaqësim në HOPS.
Ju morët përkrahje nga Fondacioni Shoqëri e Hapur-Maqedoni për realizimin e hulumtimit për nevoja juridike të personave të cilët injektojnë droga dhe për punëtorët seksual, projekt si pjesë e programit për përforcim juridik të qytetarëve. Për çfarë hulumtimi bëhet fjalë?
HOPS në 20 vitet e kaluara intensivisht punon për zhvillimin dhe zbatimin e programeve për zvogëlimin e dëmeve nga përdorimi i drogave dhe për përkrahje të punëtorëve seksual. Pjesë përbërëse nga veprimi ynë është edhe sigurimi i përkrahjes juridike për qytetarët nga këto bashkësi të cilat për fat të keq janë shumë të margjinalizuara në shoqërinë maqedonase, kurse në punën e deritashme jemi dëshmitarë për çdo ditë dhe veprojmë në raste të shumta për shkeljen e të drejtave të këtyre qytetarëve. Hulumtimi i realizuar në fakt na mundësoi për herë të parë në mënyrë sistematike ta vlerësojmë situatën dhe nevojat specifike për mbrojtje juridike, kurse rezultatet e fituara dhe konkluzionet na mundësuan saktë ta njohim situatën reale. Në bazë të atyre njohurive, ne dhe të gjithë faktorët, së bashku me institucionet kompetente, në të ardhmen me më shumë sukses mund të përgjigjemi nevojave, dhe me këtë të kontribuojmë në principin kushtetues të garantuar për të drejta dhe liri të njëjta për të gjithë qytetarët në shtetin tonë, pa përjashtime.
Në cilën mënyrë u realizua ky hulumtim dhe cili ishte qëllimi i tij?
Përmes hulumtimit kishim për qëllim ta vlerësojmë të përsëriturit e shpeshtë të problemeve juridike në lëmi të ndryshme të jetesës, por edhe në faktorët të cilët i motivojnë ose i demotivojnë njerëzit të cilët injektojnë droga dhe të punëtorëve seksual në Maqedoni të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre, të cilat në masë të madhe rrjedhin nga qëndrimet ekzistuese të funksionimit dhe të drejtësisë të sistemit juridik në shtetin tonë.
Hulumtimin e realizuam nga fundi i vitit 2016 dhe fillimi i vitit 2017, dhe kishte të bëjë me eksperiencat e të anketuarve nga fillimi i vitit 2013. I përfshimë qytetarët nga 14 qytete dhe vendbanime të afërta, kurse biseduam edhe me një pjesë të institucioneve kompetente. Të dhëna morëm me anë të veglave të përdorura në shumë vende tjera, të cilat i adaptuam për vendin tonë. Përveç të dhënave në numër, arritëm të dokumentojmë edhe tregime personale të cilat në thelb e pasqyrojnë përditshmërinë e vrazhdë të bashkëqytetarëve tanë.
Cilat janë konstatimet dhe konkluzionet përfundimtare të hulumtimit?
Në të dy bashkësitë zbuluam përsëritje të shpeshtë të problemeve serioze të cilat mund të kenë përfundim juridik. Për shembull, gjysma e njerëzve të cilët injektojnë drogë janë ballafaquar me diskriminim gjatë përpjekjeve për të gjetur punë, derisa thuajse të gjithë të cilët kanë punuar një periudhë të caktuar kanë hasur në probleme gjatë marëdhënies së punës, që më së shpeshti ka të bëjë në punë pa kurrfarë kontrate, në kushte jo të sigurta, ose në probleme për kompensimit për punën e kryer. Ata shpesh hasin edhe në probleme me policinë dhe dëshmojnë për trajtim të padrejtë, për shembull bastisje të pa autorizuar, por edhe maltretim psiqik apo fizik nga ana e nëpunësve policorë, ose keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ata, të cilët kanë mbajtur dënimin me burg denoncojnë probleme me qasje deri te institucionet shëndetësore përkatëse për shërim në burgje, shkurtimin e mundësisë për parashtrimin e parashkresës deri te Avokati i Popullit në raste të shkeljes së të drejtës, kurse shumë shpesh lirohen prej burgjeve pa dokumente valide, që i pamundëson menjëherë të vazhdojnë me shërimin e varshmërisë nga liria, gjatë kësaj duke i sjellur në rrezik shëndetin dhe jetën e tyre.
Punëtorët seksual ballafaqohen me probleme të ngjashme në përpjekjet të gjejnë punësim ose gjatë marrëdhënies së punës, por shpesh hasin edhe në diskriminim ose shqetësim kur kërkojnë ose gjatë shfrytëzimit të vendbanimit me qira. Ata janë viktima të dhunës fizike, psikike dhe seksuale nga ana e partnerëve të tyre, të familjarëve të afërt ose më të largët, por edhe nga ana e klientëve apo personave zyrtarë. Thuajse gjysma e bashkësisë dëshmojnë për situatat kur u është rrezikuar siguria personale gjatë kryerjes së punës seksuale ose kur nuk kanë mundur ti paguajnë shërbimet nga klientët. Punëtorët seksual shumë shpesh hasin edhe në shqetësime në ambiente publike ose nëpër media sociale. Këto janë vetëm pjesë e konstatimeve, të cilat në mënyrë të detajuar janë përshkruar në raportin hulumtues i cili është në dispozicion në web faqen pravnozajakni.mk.
A dallohen të dhënat e fituara nga hulumtimi për nevojat juridike të këtyre dy grupeve të margjinalizuara nga të dhënat e hulumtimit të realizuar me popullatën e përgjithshme?
Thuajse gjysma e qytetarëve në Maqedoni hasin në më së paku një problem juridik në periudhë prej tre vjetëve, kurse mesatarja e problemeve është 1,3 deri 1,5 për qytetarë. Këtë e tregojnë konstatimet nga një hulumtim i ngjashëm i cili u realizua para disa viteve në popullatën e përgjithshme. Ne erdhëm në përfundim se së paku të gjithë pjesëtarët e dy bashkësive të cilat ishin objekt i hulumtimit ballafaqohen me më së paku një problem me mundësi zgjidhje juridike në një interval kohor të ngjashëm. Një person i cili injekton drogë has në mesatarisht 14,9 probleme juridike, derisa një punëtor seksualë mesatarisht ballafaqohet me 13 probleme juridike në periudhë prej rreth 3 vjet e gjysmë. E tërë kjo konfirmohet me shkallën e lartë të këtyre dy bashkësive të ndjeshme si dhe nevoja për përmirësimin e qasjes deri te informatat, këshillat dhe ndihmës juridike.
Ç’farë tregon eksperienca juaj nga tereni, sa janë qytetarët të njoftuar me të drejtat e tyre dhe për mundësitë të cilat i kanë në dispozicion që ti realizojnë atë të drejta?
Eksperienca nga praktika e deritanishme, e cila u konfirmua edhe me këtë hulumtim, dëshmojnë se janë të rralla rastet kur qytetarët nga këto grupe të ndjeshme plotësisht i njohin të drejta e tyre dhe mekanizmat ekzistues për mbrojtje. Por e dukshme është se edhe në situata kur ekziston vetëdija për shkeljen e të drejtave, këta qytetarë shumë rrallë kanë guximin të kërkojnë mbrojtje ose realizimin e të drejtës në rrugë institucionale. Ky është rezultat i besimit të humbur në efikasitetin dhe drejtësinë e sistemit juridik në Maqedoni, por stigma me të cilën ballafaqohen në institucione, në harxhimet e mundshme të cilat nuk mund ti paguajnë, në disa raste edhe nga frika nga përkeqësimi i problemeve. Për këtë arsye njerëzit të cilët injektojnë droga dhe punëtorët seksual edhe kur hasin në probleme mjaft serioze, më së shumti u drejtohen për këshilla dhe ndihmë në shoqatën e qytetarëve, shumë rrallë kërkojnë përkrahje nga policia, Sektorit për kontroll të brendshëm në MPB, Avokati i Popullit dhe nga institucione tjera, ose pak zgjidhje kërkojnë nga gjykata. Për ata thuajse edhe nuk janë të arritshme mundësitë të rregulluara me Ligjin për ndihmë juridike pa pagesë për shkak të kritereve shumë të rrepta për kualifikim, dokumentacionit voluminoz dhe kohëzgjatja e procedurës për miratim.
Cilat janë rekomandimet të cilat rrjedhin nga ky hulumtim?
Hulumtimi nxori në sipërfaqe më shumë nevoja në të cilat institucionet dhe faktorët tjerë duhet të përgjigjen. Së pari, është e domosdoshme përforcimi i përpjekjeve për arsimimin juridik të njerëzve të cilët injektojnë droga dhe të punëtorëve seksual, me qëllim që ata të mund të njohin shkeljet dhe të drejtat e tyre dhe të njoftohen me mekanizmat në dispozicion për mbrojtje dhe realizimin e të drejtës. Për shkak të shkeljeve të mëdha dhe serioze të të drejtave të tyre dhe fuqisë së dobët financiare, organet kompetente duhet të u mundësojnë qasje të lehtë deri te ndihma juridike pa pagesë përmes bashkëpunimit me shoqatat e qytetarëve përmes të cilave më së shpeshti kërkojnë mbrojtje. Përveç kësaj, patjetër duhet të punohet në ngritjen e besimit dhe efikasitetit dhe drejtësisë në institucionet maqedonase, si dhe në mënjanimin e diskriminimit sistematik përmes senzibilizimit e të punësuarve në institucionet publike për punë me njerëzit që injektojnë droga dhe punëtorët seksual, por edhe përmes përparimit të ligjeve relevante dhe zbatimi i tyre konsekuent në praktikë. Vetëm me aplikimin e politikave humane për drogat dhe për punën seksuale këto bashkësi do të munden në mënyrë esenciale të përforcohen pa frikë nga pasojat të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre në të gjitha lëmitë e jetës.
Në cilën mënyrë do ti përfaqësoni për krijimin e mëtutjeshëm të politikave të cilat do të bazohen në të dhënat e hulumtimit?
HOPS vazhdon me përpjekjet për publikimin e konstatimeve nga ky hulumtim në opinionin e përgjthshëm dhe profesional dhe nëpër institucionet kompetente. Përmes dialogut, organizimeve dhe pjesëmarrjeve në ngjarje publike, kontributeve në trupat punuese, inicim të ndryshimeve ligjore dhe nëpërmjet angazhimeve të instrumenteve tjera nacionale dhe ndërkombëtare, do të insistojmë në krijimin e politikave të cilat do të mundësojnë mbrojtjen e të drejtave dhe qasje të barabartë deri te drejtësia për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, në të cilën janë edhe njerëzit të cilët injektojnë droga dhe punëtorët seksual si faktorë të barabartë në shoqërinë tonë. Konstatimet në këtë publikim do ti shfrytëzojmë për përparimin e programeve të cilat ne dhe partnerët tanë i zbatojmë, me qëllim që më mirë ti përgjigjemi nevojave reale të bashkësive. Ndërkohë, do të vazhdojmë ti motivojmë njerëzit të cilët injektojnë droga dhe punëtorët seksual ti shfrytëzojnë mekanizmat institucionale për mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe për realizimin e drejtësisë dhe do të përpiqemi të u mundësojmë përkrahje në ato procese. Jemi të bindur se përmes inicimit të ndryshimeve në politikat dhe praktikat në qasjen deri te drejtësia për këto bashkësi, do të kontribuojmë drejt përparimit të dukshëm të të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët e shtetit tonë dhe krijimin e një shoqërie të barabartë.