• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Risteska: Tregu dhe biznesi nuk do ta durojnë presionin e BE-së

July 20, 2018
in BALLINA, LAJME
Risteska: Tregu dhe biznesi nuk do ta durojnë presionin e BE-së
Share on FacebookShare on Twitter

“Mendoj se Maqedonia meritoi fillim të pa kushtëzuar të negociatave në periudhën 2009-2011. Pse? Sepse që nga atëherë në nivel të përgatitjes të filloj negociata si dhe të gjithë shtetet e mëparshme të cilët filluan negociata për anëtarësim në Unionin. Pse ishte e rëndësishme në vitin 2011 të jepet fillim për negociata për shtetin? Sepse lënia e vendit të pret kishte dhe ende ka ndikim në motivimin e saj të punoj në integrimet evropiane dhe në agjendën evropiane. Dhe posaçërisht ndikon në kapacitetin administrative të shtetit për përgatitje për anëtarësim. Këta ishin argumentet kryesore të cilat Qendra për hulumtim dhe krijim të politikave dhe Iniciativa evropiane për stabilitet në periudhën prej vitit 2009 deri në vitin 2011 I përdorte për lobim në institucionet evropiane të japin datë për negociata dhe krahas bllokadës së Greqisë”, deklaroi Marija Risteska nga CRPM në konferencën “Perspektiva të Maqedonisë: Si deri në Evropë?”, në organizim të CIVILit dhe MCMS.

“Atë që e merrnim atëherë ishte vetëm nivel më I lartë I dialogut për qasje. Ky dialog ishte shikuar si proces i cili mundte ta ndërroj rrjedhën e negociatave, gjegjësisht fillimin e negociatave. Por, përvoja me këtë dialog na tregon se i njëjti nuk i zëvendëson negociatat dhe ajo është leksion i rëndësishëm për të gjithë ne nga bashkësia e ekspertëve sepse ajo na mëson se rruga kah fillimi i negociatave për anëtarësim në BE nuk do t’i zëvendësoj negociatat.

Kjo është posaçërisht e rëndësishme sepse më 18 qershor Këshilli i Evropës, në përfundimet e obligoi Komisionin evropian të përgatit negociata, por nuk e obligoi të përgatit kornizë për negociata që është kyçe për fillimin e negociatave. Dhe për këtë duhet objektivisht dhe me kritikë ta shohim këtë vendim të Bashkimit Evropian. Të njejtën e vlerësoj se është rezultat i krizës së thellë, dinamikës brenda partiake në Union, si dhe vendimet e mëparshme të cilat komisioni dhe këshilli i kishin në raport me Maqedoninë, ndërsa të cilat ishin reflektim i asaj ndarje të brendshme politike në Unionin”, potencoi Risteska.

Risteska tregoi në të gjitha obligimet që i paraprijnë Maqedonisë për fillim serioz të procesit në negociatat me BE-në, para se gjithash nga fusha e ligjvënies. Ajo shprehu brengosje edhe për kapacitetin administrativ të Qeverisë të përgatitet për negociatat. Sipas Risteskës, ka derdhje të madhe në kuadër profesional të administratës që janë të trajnuar dhe mund të marrin pjesë aktive në negociatat për BE-në, posaçërisht ata të cilat janë nga sektori për çështje evropiane.

“Mendoj se raporti i progresit të BE-së shumë mirë vlerëson se tregu dhe biznesi nuk do ta durojnë presionin e BE-së dhe se kjo duhet të jetë brenga më e madhe për Qeverinë sepse askush nuk din asgjë për sektorin e biznesit në BE dhe mendoj se ende nuk janë të gjithë të vetëdijshëm se do të duhet ose të jenë të shtypur ose të mbyllur në kohë të shpejtë me fillimin e negociatave dhe anëtarësimin në Union:, deklaroi Risteska.

Konferenca është pjesë e projektit “Media të lira për shoqëri të lirë” të cilin Civili e zbaton me mbështetje të Ministrisë Federale për Punë të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë

Maja Ivanovska

Kamerë: Atanas Petrovski

Montazh: Biljana Jordanovska

Tags: BEcivilkonferencëmMarija RisteskaMCMS
Next Post
Kuvend, seancë për pyetje të deputetëve

Seancë e Komisionit ligjdhënës - juridik

Ja disa nga emrat që partitë do të propozojnë për anëtarë të KSHZ-së

Vijojnë afatet për KSHZ, seanca e komisionit kuvendor për zgjedhje ende nuk është caktuar

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom