Ambasadori i Hungarisë, Lasllo Duks në konferencën “Perspektiva të Maqedonisë: Si deri në Evropë?” fliste për përvojën hungareze dhe për ndryshimet kryesore të cilët e presin Maqedoninë në rrugën për në Bashkimin Evropian.
“Hungaria nënshkroi marrëveshje me bashkësinë evropiane në vitin 1994, filluam me negociatat në vitin 1998, ndërsa në Union u kyçëm në vitin 2002. Kuptoni, ky proces bëhet sa më i gjatë dhe më i gjatë, ndërsa të gjitha shtetet gjenden në pozita të ndryshme. Në vitin 2000 patëm referendum për kyçje në BE, ku përqindje e madhe e qytetarëve ishin “për”. Në tërësi, në 15 vitet e fundit mund të themi se ky proces ishte sukses i vërtetë. Konvergjenca ekonomike ishte shumë pozitive. Hungaria arriti rreth 67% nga mesatarja evropiane të BPV-së, ndërsa tani më në pjesë të madhe bile edhe e tejkalon mesataren në BE”, potencoi Duks.
“Në vitin 2008 dhe 2009 edhe ne ishim të goditur nga kriza ekonomike, megjithatë, mendoj se i tërë ky proces kontribuoi për sukses më të madh ekonomik. Barometri evropian tregon se 61% të Hungarezëve besojnë se është mirë që janë pjesë e Bashkimit Evropian, ndërsa 18% mendojnë se ajo nuk është pozitive. Ajo është në rregull, posaçërisht nëse i krahasoni gjendjet me anëtaret tjera të BE-së, posaçërisht edhe anëtaret e reja. Megjithatë, ndoshta ata nuk janë shembulli më relevant.
Në vitin 2004 kur u kyçnim në Unionin kishte diskutime të mëdha, megjithatë përfundimi gjeneral është se ai proces nuk e rëndoi sjelljen e vendimeve. Në disa vite të fundit dukej se kemi çështje të ndryshme ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, megjithatë, Europa ishte e aftë të sjell vendime të mëdha”, tha ai.
Në raport me sfidat të cilat e presin Maqedoninë në rrugën për në BE, Duks potencoi se është më mirë në negociatat të qaset me problem të pastruara dhe reforma të zbatuara.
“Dua të përfundoj me atë që do t’i dëshiroj Maqedonisë fat në këtë rrugë të gjatë dhe të rëndë dhe jam i sigurt se Hungaria do të vazhdoj t’i jep çfarëdo ndihme tjetër dhe teknike në këtë raport”, porositi ambasadori.
Konferenca është pjesë e projektit “Media të lira për shoqëri të lirë” të cilin Civili e zbaton me mbështetje të Ministrisë Federale për Punë të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë