Ministri gjerman i Punëve të Brendshme Horst Zehofer sot paralajmëroi se pret që të ketë takim me kancelaren Angela Merkel, në të cilin do të bisedohet për ofertën e tij që të tërhiqet nga funksioni.
Takimi është parashikuar për pasdite në Berlin, ndërsa në të Merkel dhe Zehofer do të kenë pozicionin edhe si liderë të partive CDU dhe CSU, koalicioni i të cilëve disa dekada është në krizë të rëndë rreth çështjes emigruese. Zehofer ballafaqohet me zgjedhje të vështira rajonale në Bavari, ku CSU, e cila është parti rajonale konservative, e cila humb vota në favor të partisë AFD e cila haptazi është anti-emigruese.
Si ministër i Punëve të Brendshme Zehofer paralajmëroi se do të bëjë kontrollin dhe do të fillojë që t’i kthejë emigrantët nga kufijtë gjermanë madje edhe pa pajtueshmëri të Merkelit, që paraqiste një sfidë të hapur për kancelaren që ta ndryshojë nga funksioni. Në samitin e javës së kaluar të Bashkimit Evropian Merkel kërkoi përkrahje të anëtarëve të BE-së që t’i përmbushë kërkesat e Zehoferit, por Bavarezi njoftoi se ajo që është arritur në samit është e pamjaftueshme.
CDU dhe CSU janë partnerët më të mëdhenj në Qeverinë e gjerë në të cilën marrin pjesë edhe partia socialdemokratike SPD.
(MIA)