Një delegacion qeveritar nga Maqedonia, i udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev qëndron për vizitë pune në Bruksel, ku sot do të realizojë takim me kryetarin e Këshillit Evropian, Donald Tusk.
Në takim, siç njoftoi pres qendra qeveritare, do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska, zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov.
Delegacioni qeveritar nga Maqedonia do të ketë takim pune edhe me komisarin për politik fqinjësore të BE-së dhe negociata për zgjerim Johanes Han.
Kryeministri Zaev sot, pasdite do të mbajë fjalim edhe në Forumin Kran Montana, në sesionin e titulluar “Evropa juglindore dhe inkuadrimi i saj në Bashkimin Evropian”.
Kryeministri Zaev nesër do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ku është paraparë të mbajnë pres konferencë të përbashkët.
Gjatë vizitës dyditore në Bruksel, kryeministri Zaev do të merr pjesë dhe në mbledhjen e punës të Partisë të Socialistëve evropianë. (MIA)