Grupi joqeveritar i shoqërisë civile për grumbullimin e dëshmive për krime lufte dhe ngritjen e padive penale kundër kriminelëve serbë në luftën e vitit 1998/99 në Kosovë, sot do të parashtrojë pesë kallëzime penale, njoftoi korrespodenti e MIA-s nga Prishtina.
Sipas kumtesës të Grupit, kallëzimet penale do të parashtrohen në Prokurorinë speciale, gjegjësisht në Departamentin për krime lufte, me të cilët udhëheqë koordinatorja për krime lufte, prokurorja speciale, Drita Hajdari.
(MIA)