Me rastin e 25-vjetorit nga marrëdhëniet diplomatike midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Francës sot në Universitetin për arte audio-vizuale EFTA do të mbahet promovim i edicionit special të librit “Evropa shtëpia jonë e përbashkët” nga Zhan Mone.
Fjalime rasti në promovim janë paralajmëruar nga rektori i Universitetit Jordan Plevnesh, nga ambasadori francez Kristian Timonie, i cili është edhe autor i parathënies së edicionit, si dhe nga përkthyesja e veprës Liljana Kotevska – Plevnesh.
Në promovim himnin e Evropës – Oda e Gëzimit do ta performojë në piano Darko Marinovski, dekan i Fakultetit për muzikë të aplikuar, ndërsa fragmente nga vepra do të lexojë Andrej Serafimovski, aktor nga klasa e prof. Meto Jovanovski.
(MIA)