Këshillit të BE-së për punë të përgjithshme, i cili sot dhe nesër në Luksemburg do të shqyrtojë fillim të negociatave inkuadruese për Maqedoninë dhe Shqipërinë, duhet t’i parashtrohet letra nga Greqia se nuk do të kundërshtojë për integrim evropian dhe euro-atlantik të Maqedonisë që është përmbushje e pjesës së saj të obligimeve nga Marrëveshja për zgjidhje të kontestit për emrin.
Shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias, të premten në konferencë në Rodos, para gazetarëve paralajmëroi se sot në mëngjes letrat me përmbajtje të njejtë Greqia duhet t’i dërgojë në BE dhe në NATO.
“”Në zyrën time diplomatike prej pardje i kemi përgatitur letrat. Zgjodha t’i nënshkruaj vetë në Bruksel të dielën që të hënën në mëngjes të dorëzohen deri te Bashkimi Evropian dhe NATO. Ato janë letra të cilat duhet thonë se kam qenë i njoftuar nga pala tjetër për ratifikimin e marrëveshjes në Kuvend dhe se në bazë të obligimeve dhe parakushteve të cilat i kam vendosur, mund të vazhdojnë përpara”, tha Koxias.
Shefi i diplomacisë greke, njëerit sqaroi se, siç lajmëroi korespondentja e MIA-s nga Athina, se që të ketë progres “nevojitet marrëveshje pozitive e Këshillit për punë të përgjithshme, ndërsa atje ekzistojnë vështirësi”, për shkak se, siç tha, ka vende që kundërshtojnë në këtë moment të jepet datë për fillim të negociatave inkuadruese me BE-në. Vlerëson edhe se nuk do të ejtë mirë të ndodhë diçka e tillë.
Nga pesë vendet të cilat Koxias i përmendi se janë kundër integrimit të Maqedonisë dhe Shqipërisë në BE, ndërkohë, në atë pozitë mbeti vetëm Franca. Çfarë do të ejtë qëndrimi i Francës, nga Ambasada franceze thonë se do t’i kumtohet Këshillit të BE-së të premten.
“Bisedimet janë në rrjedhë në Bruksel, ndërsa qëndrimin përfundimtar të Francës do ta kumtojë presidenti francez, Emanuel Makron gjatë Këshillit të BE-së më 29 qershor”, deklaroi për MIA-n ambasadori francez, Kristian TImonie.
Presion të llojit të vet gjatë fundjavës bëri edhe SHBA-ja ndaj Francës lidhur me hapjen e negociatave inkuadruese të Maqedonisë me BE-në. Sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo kërkoi nga Franca të mos e bllokojë inkuadrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE. Pompeo në biaedën e djeshme me shefin e diplomacisë franceze, Zhan-Iv Le Drian, kërkoi që pas marrëveshjes së arritur mes Shkupit dhe Athinës, Parisi t’i mbështesë aspiratat e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe fillim të negocuatave me BE-në”, transmeton MIA.
“Sekretari shtetëror Pompeo kërkoi nga ministri francez i Punëve të Jashtme Le Drian ta mbështesë ftesën nga NATO-ja për inkuadrimin e Maqedonisë, si dhe hapje të negociatave inkaudruese për anëtarësim në BE, pas nënshkrimit të marrëveshjes për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë”, ceket në kumtesën e publikuar në ueb-faqen e Departamentit amerikan të Shtetit.
Kryeminsitri Zoran zaev këto ditë deklaroi se pret që mbështetja për negociata inkuadruese të arrijë nga të gjitha – vendet anëtare të BE-së, e madje edhe nga Franca.
“Unë shpresoj se do të zbutet edhe zemra e presidentit të Francës, Emanuel Makron. I kuptoj debatet e brendshme në Francë, por Franca është mike e jona e madhe. Nëse Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe vende të tjera shkojnë përpara, atëherë edhe Evropa do të lëvizëp përpara, ndërsa motivimi i qytetarëve tanë do të jetë akoma më i madh”, deklaroi Zaev të premten ndaj pyetjes së gazetarëve pas fillimit të ndërtimit të rrugës së shpejtë Rnakovc – Kriva Pallankë.
Vendimi përfundimtar për fillim të negociatave inkuadruese me BE-në duhet të sillet të enjten dhe të premten në takimin e shefave të shteteve dhe qeverive të anëtareve të Unionit.
(MIA)