Ekipi i CIVIL Media i pyeti qytetaret dhe qytetarët e Velesit çfarë Maqedonie duan. Përveç se duan Maqedoni të qetë dhe prosperuese, qytetaret dhe qytetarët ardhmërinë e Maqedonisë e shohin nëpër prizmin e ndryshimit të emrit të shtetit.
Një pjesë e qytetareve dhe qytetarëve të anketuar mendojnë se ndryshimi i emrit nuk sjell asgjë, pjesë mendojnë se nuk guxon të ndryshohet emri i shtetit, por pajtohen me vendimet që i sjellin politikanët.
“Ashtu siç ishte, Maqedoni e bukur… Maqedoni të jetë, dhe jo Maqedonia e Veriut. Por mbetet ashtu siç do të bëjnë politikanët”, deklaroi një prej qytetarëve, i pa kënaqur nga ndryshimi i emrit.
“Maqedonia e Veriut, prosperuese, evropiane, çdonjëri mund ta gjej fundit”, u përgjigj një qytetar për CIVIL Media.
“Me politikan të tillë nuk bëhet asgjë. Të parët hajdutë, tjerët tradhtarë”, u përgjigj bashkëbiseduesi.
Biljana Jordanovska
Kamera: Dehran Muratov