Tre nga katër qytetar vlerësojnë se gjykatësit dhe prokurorët publik janë ndër profesionet më të korruptuara. Sipas raportit për vlerësimin e korrupsionit për vitin 2018, në Maqedoni, e përgatitur nga Qendra maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar midis gjykatësve dhe prokurorëve publik, mbi 65 % e qytetarëve vlerësojnë se deputetët, ministrat, liderët e partive politike dhe liderët lokal janë më të korruptuarit.
Shqiptarët në Maqedoni po përballen me presionin më të madh të korrupsionit në krahasim me maqedonasit. Ata që kanë pasur kontakt me administratën, 81 % prej shqiptarëve kanë thënë se iu është kërkuar ryshfet përballë 53 % maqedonasve.
Sipas qytetarëve të anketuar, korrupsioni më pak është futur në radhët e punëtorëve të arsimit. Shqetëson e dhëna se të rinjtë janë më tolerant ndaj korrupsionit. Për rreth 36 % e të rinjve të moshës nga 18 deri në 29 vite do të jepnin ryshfet për të zgjidhur ndonjë problem. Për 9.6 %, kjo është më pak nga pranimi mesatar që është 26.2 %.
Të dhënat treguan se njerëzit me kalimin e kohës mësohen që të jetojnë me korrupsion. Pranimi i korrupsionit në vitin 2018 për tre përqind është më i madh në krahasim me dy vite më herët.
Qytetarët shumë rrallë i paraqesin rastet e kërkimit të ryshfetit për të zgjidhur problemet e tyre. Thuajse 90 % e tyre nuk kanë paraqitur rast të korrupsionit tek ndonjë institucion që është kompetent për këtë temë.
Qytetarët janë skeptik se korrupsioni në Maqedoni mundet me sukses të zhbëhet. Mbi 20 % e qytetarëve vlerësuan se korrupsioni nuk mund që të ulet, derisa thuajse gjysma prej tyre vlerësojnë se ajo gjithmonë do të ekzistoje.
Edhe këtë vit, korrupsioni si problem shoqëror gjendet në vendin e pestë sipas pikëpamjeve dhe bindjeve të qytetarëve. Për qytetarët më me rëndësi janë çështjet e natyrës ekzistenciale, si papunësia, varfëria dhe të ardhurat e ulëta, por edhe jo stabiliteti politik./Husamettin Gina – Almakos
Burimi: Almakos