• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Dalin fakte, rusët po sjellin trazira në Maqedoni

June 18, 2018
in BALLINA, LAJME
Dalin fakte, rusët po sjellin trazira në Maqedoni
Share on FacebookShare on Twitter

Protestat e ditëve të fundit në Shkup kundër marrëveshjes për emrin dhe integrimeve të vendit në NATO dhe BE duket se kanë një organizatorë.
Edhe pse organizimi i tyre publikisht siç po thuhet po bëhet përmes rrjeteve sociale, megjithatë në prapaskenë thuhet po ashtu nga debatet në këto rrjete se pas tyre qëndrojnë qendra të rëndësishme, përfshirë edhe ato diplomatike, informon INA.

Gazetari Zoran Bozhinovski ka publikuar një bisedë mes tij dhe një tifozi të “Komitëve” (nuk është verifikuar se a është autentike) ku një tifoz ka shpjeguar se janë marrë para nga struktura ruse, të cilat qëndrojnë pas protestave dhe synojnë destabilizimin.

Po ashtu një akuzë tjetër në rrjetet sociale është nga aktivisti qytetar Bobi Ilievski i cili e involvon pronarin rus të klubit “Vardar”, tifozët e të cilit janë “Komitët”. Përveç tij, janë përmendur edhe kompani me kapital rus që funksionojnë në Maqedoni, njëra prej të cilave ka të bëjë me derivatet e naftës.

Në protestat e mbrëmshme valvitën edhe flamuj rus, si dhe u dëgjuan brohorima pro Rusisë.

Grupi i tifozëve “Komitët” dhe organizata “Vëllazëria Krishtere” janë më të zëshmit dhe pjesë e mozaikut paramilitar në këto protesta.

Protesta e mbrëmshme eskaloi dhe pati përplasje mes policisë dhe grupeve huligane të protestuesve që sulmuan policinë dhe tentuan që të futen në Kuvend.

Ministria e Brendshme arrestoi mbrëmë 25 persona të dyshuar për dhunë dhe sulm ndaj policisë, por edhe për prishjen e rendit dhe qetësisë.


Burimi: Albeu

Tags: FakteMaqedoniprotestaruserusitrazira
Next Post
Koxias për protestat: Nga një milion arritëm në 4.000 mijë, grekët i thyejnë stereotipet

Koxias për protestat: Nga një milion arritëm në 4.000 mijë, grekët i thyejnë stereotipet

Protestat e nacionalistëve dështojnë, rikthehet normalizimi në Shkup

Protestat e nacionalistëve dështojnë, rikthehet normalizimi në Shkup

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom