Banorë të Kërçovës janë ankuar se që nga nata e kaluar termo elektrana “Osllome” po i helmon duke lëshuar mbetjet e djegies së hirit nëpërmjet të oxhakut të tec. Më të prekur janë fshatrat përreth elektranës dhe kjo situatë ka shkaktuar iritim tek vetë banorët. Të parët kanë reaguar banorët e fshatit Zhubrinë të cilët ankohen se përveç përballjes me pluhurin, atyre elektrana u aka ndaluar edhe ujin për pije, raporton SHENJA.
Banorët e këtij fshati kanë organizuar një protestë në oborrin e termoelektranës ku kanë takuar takim me stafin drejtues. Protestës njoftohet se po i bashkangjiten edhe banorë të fshatrave të tjerë.
Burimi: Tetovasot