• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Seanca të reja për “Monstrën” dhe “Tarifën”

June 12, 2018
in BALLINA, LAJME
Seanca e parë për rastin “Monstra” pasi e ndërmori PPS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Gjykatën penale sot duhet të mbahen seanca të reja për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike “Monstra” dhe “Tarifa”.

Gjykimi për rastin “Monstra” të PSP-së duhet të vazhdojë me reproduksionin e xhirimit nga dëshmia e të akuzuarit Haki Aziri, dhënë para prokurorit publik.

Xhirimi nga dëshmia do të shikohet me kërkesë të Fatime Fetait nga PSP, pasi që për shkaqe teknike në seancën e kalaur u lexua vetëm procesverbali me shkrim.

Në të, Aziri, i cili nga dëshmitar i mbrojtur bëhet i akuzuar, tregon se më 12 prill i ka vozitur me autonmjetin e tij “Mazda 626” Alil Demirin dhe Afrim Ismailloviq nga rreth rrotullimi Shkup deri në shtëpinë e tij dhe ata i kanë thënë se kanë kryer vrasje, për ç’arsye ai tregon se është i shqetësuar për sigurinë e tij dhe të familjes së tij dhe kërkon mbrojtje para gjykatës. Sipas dëshmisë së Afrimit, ata kanë arritur me “Opel omega” të jkuqe dhe kur kanë hyrë nuk kishin armë, por kanë mbajtir kapela dhe dorëza.

Vrasja e pesëfishtë tek Liqeni i Smillkovës ndodhi më 12 prill të vitit 2012, kur u vranë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski.

Për vrasjen e pesëfishtë u hapë lënda “Monstra”, ndërsa me burg të përjetshëm u dënuan Alil Dmeiri, Afrim  dhe Agim Ismailloviq dhe Ezim  dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata supreme në dhjetor të vitit të kalaur i hori aktvendimet, i liroi nga paraburgimi të dënuarit Agim Ismailloviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri, dhe u caktoi masa të kujdesit. Për gjykatën ende janë të pakapshëm Alil Dmeiri dhe Afrim Ismailloviq për të cilët janë shpallur fletëarreste ndërkombëtare.

Në Gjykatën penale sot duhet të vazhdojë edhe gjykimi për rastin “Tarifa” të PSP-së, në të cilin të akuzuar janë ish-drejtori i përgjithshëm i SHA “ELEM”, Dejan Boshkovski dhe dy persona të tjerë.

Bëhet fjalë për aktakuzë për furnizim të paligjshëm të sistemit softuerik për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektranat e Maqedonisë” në vlerë prej rreth katër milionë eurove. Sipas aktakuzës së PSP-së, të akuzuarit e kanë keqpërdorur pozitën zyrtare dhe autorizimin në procedurën për furnizimin e softuerit – “ERP Sustem”. Të akuzuarit, me moskryerje të detyrës zyrtare mundësuan që personi juridik – konsorciumi, i cili më vonë e ka fituar tenderin të cilësohet në fazën e dytë të negociimit gjatë furnizimit publik, edhe pse nuk ka dorëzuar dokumentacion të kompletuar.

(MIA)

Tags: "Tarifa"gjykimeMonstra
Next Post
Biznes forum Maqedoni-Itali për transport, energjetikë dhe mjedis të jetesës

Biznes forum Maqedoni-Itali për transport, energjetikë dhe mjedis të jetesës

Përfundoi takimi Zaev – Cipras

Zaev dhe Cipras në telefon do t'i përfundojnë negociatat

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom