Aleksandar Janevski-Toshta, i akuzuar për tentim vrasje të deputetit Zijadin Sela sot doli nga burgu i Shutkës, vërtetoi avokati i tij, Bojan Vanevski, transmeton Almakos.
Këshilli penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1 e ka pranuar ankesën e avokatit të Toshta ku është përmendur se klientit të tij iu është keqësuar gjendja shëndetësore pasi që në seancën paraprake gjyqësore iu është keqësuar në gjykatë dhe është dërguar në spitalin “8 shtatori”.
Prokuroria publike në seancën e fundit ka hequr dorë nga hetimi për një të akuzuar, ndërsa për dy e ndryshoi aktakuzën dhe atyre do t`i gjykohet për dhunë.
Shtatë të akuzuarit tjerë, midis tyre edhe Toshta, janë të akuzuar për tentim për vrasje.
Burimi: Almakos