Një javë para fillimit të kampionatit botëror që do të mbahet në Rusi “Nezavisen Vesnik” me pyetje për politikanët më të fuqishëm në vend se për cilën kombëtare bëjnë tifo. Dikush mendon se Brazili nuk ka konkurrencë, ndërsa disa politikanë mendojnë se Gjermania posedon kualitetet e nevojshme që të arrijë në majën e futbollit botëror. Mësoni për kë bëjnë tifo kryeministri Zoran Zaev, lideri i BDI-së Ali Ahmeti, kryetarët e VMRO – DPMNE-së dhe Aleancës për Shqiptarët, Hristijan Mickovski dhe Ziadin Sela, por edhe prokurorja speciale, Fatime Fetai.
Dy figurat më të fuqishme politike në vend përveç mendimeve të ndryshme në skenën politike, Zaev dhe Mickovski bëjnë tifo edhe kombëtare të ndryshme. Zaev dhe Mickovski përveç që u shprehën si të zhgënjyer që Maqedonia nuk u kualifikua për këtë edicion të Botërorit, ata qartë deklaruan se për kë bëjnë tifo.
“Gjithsesi se do ti ndjek ndeshjet, aq sa më lejojnë obligimet. Ky evenimet është më tepër se futboll, është mundësi për tu relaksuar me miqtë dhe të analizohen kombëtaret më kualitative në botë. Unë jam më shumë se lojtar rajonal kështuqë do të bëjë tifo për Kroacinë dhe Serbinë. Kroatët kanë kombëtare fantastike dhe sipas meje mund të shënojnë rezultate të mira. Serbët konsiderohen si “autsajder” mirëpo besoj se kanë kapacitet për surpriza. Nëse më pyetni kush është favorit atëherë dihet: Brazili, Argjentina, Gjermania, Spanja, Franca..”, vlerëson kryeministri Zaev.
Lideri i opozitës Hristijan Mickovski nuk është i sigurt se përshkak të obligimeve do të ketë kohë për të parë shumë ndeshje. Për të favorit numër një është Gjermania.
“Parasëgjithash, përshkak të kokëfortësis së tyre, taktikën dhe precizitetin gjerman, ata mund ta fitojnë mundialin. Mirëpo, konkurenca është e fortë dhe le të fitojë më i miri. Shpresoj se do të ndjek disa ndeshje, në mvarësi sa do të kem kohë të lirë për arsye se do të fillojë një verë plotë me punë, do të shkojë prej qytet në qytet, çdo fshat në Maqedoni dhe do të realizoj shumë takime me qytetarët”, u shpreh Mickovski.
Emocionet e këtij edicioni të mundialit nuk e anashkalojnë as Maqedoninë. Aktorët politik në shtet, gjatë pushimeve për negociatat për emrin, problemet ekonomike dhe “sulmeve” të ndërsjellta, me padurim presin fillimin e Botërorit.
Liderët shqiptarë Ali Ahmeti dhe Zadin Sela ndoshta kanë mendime diametralisht të kundërta politike, mirëpo futbolli i bashkon.
Lideri i partisë më të madhe shqiptare dhe partisë në qeveri BDI, Ali Ahmeti zakonisht tifo bënë për Holandën mirëpo përshkak se Holanda nuk arriti të kualifikohet edhe përshkak të numrit të madh të lojtarëve shqiptar që janë pjesë e kombëtares së Zvicrës, ai vendosi të përkrah kombëtaren për të cilën luajn Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe shokët.
Për të njejtën arsye tifoz i Zvicrës është edhe lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela i cili beson se Xhaka, Shaqiri dhe shokët mund të jenë surpriza e këtij edicioni të botërorit dhe kanë kapacitet të mposhtin qoftë edhe kombëtaret më të fuqishme në këtë mundial.
Nga ana tjetër, prokurorja speciale shqiptare, Fatime Fetai u shprej si tifoze e flaktë e Italisë, kombëtare që njejtë si Holanda, nuk u kualifikua në këtë edicion të botërorit, mirëpo Fetai ka skuadër rezervë.
“Kuptohet se do ti ndjek ndeshjet e Botërorit. Për fat të keq, jam tifoze e flaktë e Italisë mirëpo pasi nuk u kualifikua, do të bëjë tifo për Spanjën pasiqë mendoj se pas futbollit italian, më atraktiv është futbolli spanjoll”, tha Fetai.
Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev për skuadër favorite përzgjodhi Gjermaninë ndërsa “babai” i Shkupit Petre Shilegov u shpreh se përshkak të kaosit dhe obligimeve të shumta që ka trashiguar nga qeveria e kaluar lokale nuk do mund ti ndjek të gjitha ndeshjet, mirëpo sipas tij, Brazili nuk ka konkurrencë.
Goran Adamovski
Burimi: NezavisenVesnik