Civili organizon ngjarje publike “Alarm: Zgjedhje të lira, kusht për të cilin (nuk) negociohet”, sot (e martë 5 qershor 2018) në hotelin Kontinental, me fillim nga ora 13. “Ngjarje publike kushtuar qytetareve dhe qytetarëve, të drejtës për votë, të drejtës për vendimmarrje, të drejtës për liri” – thuhet në kumtesën e organizatës.
Sistemi zgjedhor dhe praktikat zgjedhore janë të tilla që në mënyrat më të ndryshme e shkelin të drejtën për votë të qytetareve dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Lista Zgjedhore është në gjendje të mjerueshme, manipulime serioze financiare dhe mediatike, mosndëshkime, pabarazi, pamundësi për partitë më të vogla të marrin pjesë aktive në garën zgjedhore…Këto janë vetëm një pjesë e problemeve të mëdha me të cilat përballet shoqëria gjatë proceseve zgjedhore. Në zgjedhjet shtresohen mënyrat e sundimit, vendoset për fatet e njerëzve, shpesh jashtë standardeve demokratike dhe në mospajtim me Kushtetutën dhe ligjet. Në dukje të zbatuara mirë, me “mangësi të vogla”, proceset zgjedhore në Maqedoni janë ndër formave më të rënda të manipulimit me vullnetin e votuesve dhe i shkelin rëndë të drejtat dhe liritë e njeriut.
Për këto, dhe një varg aspektesh tjera në temat zgjedhore do të flasin Heder Roberson Gaston (SHBA), Sandra Gavrillovska, Sasho Ordanoski, Aleksandar Novakoski dhe Xhabir Deralla. Civili publikisht i ftoi përfaqësuesit e të gjitha partive politike, institucioneve, mediave, organizatave të shoqërisë civile dhe qytetaret dhe qytetarët e interesuar, të marrin pjesë aktive pas fjalimeve hyrëse.
“Presim të marrin fjalën në veçanti përfaqësuesit e partive më të vogla politike, si dhe qytetaret dhe qytetarët, të cilët janë më të prekurit, të japin kontribut aktiv ndaj këtij diskutimi publik, me qëllim të hidhet më tepër dritë mbi këtë proces, aq të rëndësishëm për periudhën para nesh. Sa na përket ne, do ti paraqesim fatet dhe rekomandimet pa pardon, si çdo herë. Do t’ia lëmë ndërgjegjes dhe përgjegjësisë të palëve tjera të prekura të veprojnë siç mendojnë se është e duhur” – u deklarua Xhabir Deralla nga Civili para kësaj ngjarjeje publike. Ai do ta hap diskutimin me prezantimin e rekomandimeve të Civilit, ndërsa, sipas paralajmërimeve, ai do të flet edhe për sfidat e procesit zgjedhor në vitin e ardhshëm.
Ekipi i Civilit do të jetë i hapur edhe për pyetje dhe komente nga komuniteti onlajn që do të munden ta përcjellin ngjarjen përmes rrjeteve sociale. Hashtagu i ngjarjes është #ZgjedhjetëLira ose #СлободниИзбори.
Ngjarja është pjesë e projektit „Zgjedhje të lira për shoqëri të lirë“, e financuar nga Ministria për punë të jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë.