• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Universitetet publike shqiptare e organizuan projektin e përbashkët artistik “Ura me tri harqe”

May 29, 2018
in BALLINA, LAJME
Universitetet publike shqiptare e organizuan projektin e përbashkët artistik “Ura me tri harqe”
Share on FacebookShare on Twitter

Në ambientet e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës, më 25 maj 2018 u bë hapja e aktivitetit tradicional kulturor “Ura me tri harqe”. Traditë kjo, tashmë e konsoliduar prej vitesh, që përmbush misionin e saj përmes përvojave artistike studentore dhe njëkohësisht lidhë të tri universitetet publike shqiptare. Komunikimi përmes gjuhës së artit edhe këtë vit i bëri bashkë studentët dhe pedagogët e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës, Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Tetovës, njoftuan nga Zyra për informim e Universitetit të Tetovës.

Me rastin e këtij manifestimi para një audience me artdashës, fjalë përshëndetëse mbajti Rektori i Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Marjan Dema. Ai tha se ky eveniment shumë i rëndësishëm mes universiteteve ofron mundësinë e zhvillimit dhe promovimit të talenteve të reja përmes këtyre projekteve të përbashkëta ndëruniversitare. Ndërsa Dekani i Fakultetit të Arteve i Universitetit të Prishtinës, profesor Agim Selimi, theksoi se në këtë ngjarje që po zhvillohet në Prishtinë dhe në të gjitha prurjet artistike vërehet një evoluim dhe rritje në cilësi.

Në emër të Universitetit të Tetovës dhe Rektorit, Prof. Dr. Vullnet Ameti, të pranishmit i përshëndeti Dekani i Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës, profesor Miftar Memeti. Sipas tij, kjo ngjarje paraqet një mundësi unike për të ndarë përvojën dhe promovuar vlerat më të mira studentore duke krijuar mundësinë e kultivimit cilësor të arritjeve të tyre gjatë studimeve.

Profesoresha e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës, Dr. Jëlldëz Asani tha se projekti “Ura me tri harqe” vazhdon me rotacion dekadën e tij dytë të ndërveprimit praktik, duke shtuar se pedagogët dhe studentët e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës i janë mirënjohës Rektorit Ameti, i cili bën përpjekje për të plotësuar çdo nevojë për brezin e ri, si investim më i rëndësishëm për të ardhmen.

“Ura me tri harqe” ka ndikim shumëdimensional në bashkëpunimin dhe këmbimin e njohurive që lidhen me fushat e artit figurativ, muzikor dhe skenik njëkohësisht ka për qëllim të inkurajojë dialog me universitetet, pedagogët, studentët dhe publikun e gjerë.

(MIA)

Tags: "Ura me tri harqe"
Next Post
Nuk ka vend për tolerancë për veprimet e jashtëligjshme

Kryeministri Zaev për vizitë zyrtare në Maltë

Gjermania dhe Maqedonia vitin e kaluar kanë realizuar shkëmbim tregtar prej 3,15 miliardë euro

Gjermania dhe Maqedonia vitin e kaluar kanë realizuar shkëmbim tregtar prej 3,15 miliardë euro

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom