Takim i dytë i Grupit punues për llojllojshmëri biologjike që në kuadër të kryesimit të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë do të mbahet sot në Shkup.
Anëtare të grupit punues i cili nuk është pjesë e Grupit të zgjeruar rajonal të punës për mjedis jetësor janë përfaqësues të ministrive kompetente nga Shqipëria, Maqedonia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova dhe Serbia.
Në takim, mes të tjerëve, do të flasin zëvendësministri o Mjedisit Jetësor, Jani Makraduli, si dhe përfaqësues të lartë të Këshillit rajonal për bashkëpunim (RCC), Unioni ndërkombëtar për mbrojtje të natyrës (IUCN) dhe GIZ Findi i hapur rjaonal për biodiversitet për Evropën Juglindore.
(MIA)