Kryeministri aktual slloven, Miro Cerar deklaroi se në zgjedhjet parlamentare të dielën pret rezultat pozitiv.
Ai për televizionin slloven “A televizia” ka shprehur bindje se votuesit do të dinë t’i shpërblejnë rezultatet e Qeverisë së tij në katër vitet e fundit, duke marrë parasysh se i “stabilizoi” rrethanat politike pas periudhës së krizës kur i kanosej krizë financiare, ndërsa tani realizon normë vjetore rritje të BPV-së dyfish dhe trefish më shumë se mesatarja në BE.
Cerar tha edhe se ekziston mundësi që partia e tij pas zgjedhjeve të dielën sërish të gjendet në “rolin kryesues” gjatë formimit të qeverisë së re të koalicionit.
“Çdo koalicion është i vështirë, por duhet të bashkëpunohet”, tha Cerar.
Të dielën në Slloveni do të mbahen zgjedhje parlamentare, ndërsa të drejtë vote kanë 1,6 milionë qytetarë.
(MIA)