Vlerësim se negociatat ndodhen në fazë të fundit, shpreh shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov në deklaratë për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA pas përfundimit të takimit në Bruksel
Dimitrov për ANA-MPA thotë se shpreson se është e realizueshme që deri në Samitin e BE-së më 28 qershor të gjendet zgjidhje dhe shton se dje ka pasur “takim të mirë” me kolegun e tij grek.
Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, shefi i diplomacisë së Maqedonisë, nëdeklaratë ka thënë se konsultimet vazhdojnë në nivel teknik me ekspertë juridikë dhe vlerësoi se gjatë javës pritet bisedë telefonike e dy kryeministrave.
“Lidhur me takimin që e pata sot me ministrat e punëve të jashtme të BE-së, Dimitrov tha se i ka informuar për rrjedhën e bisedimeve, për përpjekjet që po bëhen në nivel bilateral për gjetje të zgjidhjes në çështjen për emrin, si dhe për atë se sa do të ishte me rëndësi zgjidhja e kësaj çështjeje për tërë rajonit e Ballkanit”, kumtoi agjencia greke e lajmeve, duke i transmetuar q[ndrimet e shefit të diplomacisë së Maqedonisë.