“Unë jam shqiptar, por e kam shumë të rëndësishme se si do të quhet shteti dhe dëshiroj ta shoh veten në emrin, simbolet dhe himnin e shtetit”, deklaroi Afrim Gashi nga BESA në debatin “Bëhet fjalë për emrin”, në organizim të CIVILit, si pjesë e serive ngjarje multimediale Perspektiva 2.0.
“Unë mendoj se emri duhet të jetë i pranueshëm për të gjithë qytetarët e shtetit. Kam ndjenjën se këtë dialog nuk e kemi hapur deri në fund si duhet. Ndjenja ime është se bashkësia maqedonase si më e madhe dhe më e rëndësishme, sillej në mënyrë injorante ndaj bashkësive tjera… Unë asnjëherë nuk do të pranoja të zgjidhet emri në dëm të bashkëqytetarëve të mi… Shumë është me rëndësi ne si qytetarë të këtij shteti nga bashkësitë e ndryshme të kemi emër ku do ta shohim veten dhe do ta ndjejmë si shtet tonin. Nga ajo pikë kontesti me Greqinë mund të fitoj dimension tjetër…”, deklaroi Gashi.
Sipas Gashit është e nevojshme më në fund të kuptohet se Maqedonia është shtet multietnik dhe se fillimisht nuk duhet të rrezikohet identiteti etnik dhe kulturor i maqedonasve, por njëkohësisht duhet të merret parasysh se edhe tjerat bashkësi duhet të ndjehen komot me emrin e shtetit dhe identitetin shtetërorë.
“Përderisa nuk i zgjidhim konfliktet e brendshme, më vështirë do të jetë zgjidhja e kontestit me Greqinë”, përfundoi Gashi.
Biljana Jordanovska
Kamerë: Atanas Petrovski