• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Gruevski do ta dëgjojë aktgjykimin për rastin “Tanku”

May 23, 2018
in BALLINA, LAJME
Gruevski mbetet pa pasaportë
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykimi për rastin “Tanku” të Prokurorisë Speciale Publike do të publikohet sot në Gjykatën Penale.

Prokuroria Speciale Publike në seancën e fundit në fjalët përfundimtare për lëndën “Tanku” kërkoi që Gjykata t’i shpallë si fajtor ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ish- ndihmës ministrin në MPJ Gjoko Popovski si dhe t’i paguajnë shpenzimet e gjyqit në shumë prej 313.160 denarë.

Prokurori Gavrill Bubeski kërkoi që Gjykata gjatë vërtetimit të përgjegjësisë penale të të akuzuarve t’i marrin  parasysh rrethanat rënduese se Gruevski ka vepruar me paramendim të drejtpërdrejtë derisa ishte kryeministër dhe veprën e ka bërë nga dëshira personale, por me mjete nga buxheti, ndërsa si rrethanë lehtësuese gjendjen e tij familjare.

Në pyetjen e gazetarëve pas përfundimit të seancës për lartësinë e dënimeve të të akuzuarve, Bubeski, tha se për Gjoko Popovskin është paraparë dënim prej pesë vitesh, derisa për Nikolla Gruevskin është paraparë dënim me burg prej një deri tre vite dhe se presin në këto suaza të lëvizë edhe Gjykata.

I akuzuari Nikolla Gruevski në fjalën përfundimtare theksoi se këto procese gjyqësore janë politikisht klasike dhe se ky gjykim është pjesë e një hajke politike kundër tij dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Theksoi se kërkesa për furnizim të veturës së re të blinduar ka ardhuar nga indikacionet e të gjithë të prekurve dhe profesionistëve të njoftuar me gjendjen dhe kushtet e veturave të sigurisë të cilat i posedonte Republika e Maqedonisë.

I akuzuari Gjoko Popovski pas fjalës përfundimtare theksoi se organi i kontraktuar MPB-ja edhe pse nuk kishte obligim, kishte vendosur të ngrejë procedurë për furnizim publik me qëllim që të marrë çmim më të ulët për veturë të blinduar.

Popovski mbrëmë ishte dënuar me burg prej nëntë viteve për rastin “Treqind”, ndërsa i ishte caktuar edhe masa e paraburgimit për shkak të rrezikut për arrati.

Avokati Sterjo Zikov dje në deklaratë për mediat tha se Popovski kishte kërkuar nga ai të transmetojë në gjykatë se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë gjatë kohës kur do të shqiptohet vendimi për “Tankun”.

Në rastin “Tanku” për furnizim të mercedesit luksoz prej 600 mijë eurove, të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ndihmës ministri në MPB Gjoko Popovski dhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, për të cilën procedura është  ndarë për shkak të “shtatzënisë së rrezikshme”.

(MIA)

Tags: aktgjykimdëgjimgjykimnikola gruevski
Next Post
Kumucakos: Kamenos me deklaratën i minon tentimet e Qeverisë

Kumucakos: Kamenos me deklaratën i minon tentimet e Qeverisë

Kekenovski: Pranimi i Maqedonisë në KB është invalid

Kekenovski: Pranimi i Maqedonisë në KB është invalid

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom