• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Prokurorja kërkoi rikualifikim të lëndës “Ryshfeti” dhe dënim më të vogël për Zaevin

May 15, 2018
in BALLINA, LAJME
Zaev: Komandant Hoxha tërhiqet nga posti nga dashuria për shtetin
Share on FacebookShare on Twitter

Prokurorja Valentina Bislimovska sot në Gjykatën Penale në fjalët përmbyllëse për lëndën “Ryshfeti” kërkoi ndryshim të kualifikimit juridik të aktpadisë dhe në vend se për marrje të ryshfetit, i akuzuari Zoran Zaev të dënohet për kërkim të ryshfetit.

Prokurorja për këtë vepër penale kërkoi nga Gjykata që Zaevit t’i caktojë aktgjykim ndëshkues, e cili sipas ligjit është prej një deri në pesë vite burg. Dënimi, për veprën marrje të ryshfetit është të paktën pesë vite burg.

Bislimovska, paraprakisht, tha se nga të gjitha dëshmitë e nxjerra në debatin kryesor nuk doli se i akuzuari Zoran Zaev ka marrë çfarëdo lloj interesi pronësor. Edhe dëshmitari Ivan Nikollov ka thënë se nuk ka dhënë para dhe se Zaev nuk ka marrë ryshfet. Prokurorja tha se Nikollov nuk ka qenë i qartë, i ka ndryshuar qëndrimet dhe ka dhënë deklarata të ndryshme para Prokurorisë Publike edhe në Gjykatë.

Për shkak të faktit jokontestues se paratë nuk janë marrë prokurorja tha se  duhet të bëhet ndërrim i aktakuzës.

Pas fjalëve përmbyllëse të prokurores Bislimovska, këshilli gjyqësor u tërhoq në pushim që ta shqyrtojë kërkesën e tij.

Në seancën e sotme marrin pjesë Zaev dhe avokatët e tij.

Procedura dëshmuese për “Ryshfet”-in përfundoi në seancën e kaluar me shikimin e videos të publikuar në Jutjub. Videoja e plotë, për shkak të së cilës Zoran Zaev ngarkohet për marrje të ryshfetit, ishte lëshuar në seancat paraprake në gjykatë, pa praninë e opinionit. Zaev kërkonte që videoja nga masat PH të lëshohet para opinionit, por Gjykata e Apelit nuk e lejoi atë.

Zaev pret aktgjykim për lirim në këtë proces gjyqësor, sepse siç deklaroi, bëhet fjalë për rast të montuar në mënyrë që të pengohet në publikimin e “bisedave të përgjuara”.

Kryeministri Zoran Zaev është i akuzuar se si kryetar i Komunës së Strumicës ka kërkuar ryshfet prej 160.000 eurosh nga biznesmeni Ivan Nikolov Saçevaliev.

(MIA)

Tags: denimgjykimryshfetiZaev
Next Post
Shilegov: Pritet vendimi i gjykatës për Drislan

Shilegov: Është e palejueshme që në kryeqytet të kemi njerëz që shesin në mënyrë të paligjshme

Parashikimi i motit

Parashkimi i motit

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom