Dy persona nga fshati Hasanbeg, A.J.(18) dhe një 16 vjeçar, dje pasdite me veturë “Pezho 206” me targa të Kumanovës kanë ndaluar një autobus të NTQ-së me numër 65 i cili qarkullonte nga Qendra Transportuese drejt fshatit Stajkovc.
Personat e kanë ndaluar autobusin derisa lëvizte përgjatë rrugës “Alija Avdoviq”. Pasi e kishin ndaluar, kishin dalë nga vetura dhe kërkuar nga shoferi që t’i hapte dyert. Shoferi kishte refuzuar, pas çka 16 vjeçari me gurë theu një pasqyrë anësore të autobusit.
Nga dëmtimi i autobusit, dy persona ishin ankuar nga lëndimet në pjesën e shpinës, pas çka ishin dërguar në kontroll në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit.
Rasti është paraqitur menjëherë. Nëpunës policorë dolën në vendin e ngjarjes dhe i kishin arrestuar personat. Ata në stacion policor kishin deklaruar se e kishin ndaluar autobusin sepse në të kishte tre persona të cilët më herët i kishin sulmuar ata.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
(MIA)