Qëndroj në dispozicion për takim liderësh, tha sot kryeministri Zoran Zaev në Rosoman, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse do të ketë takim liderësh me kërkesë të opozitës.
Ai theksoi se që dje ka pasur informacion se qëndrojnë në dispozicion, por për takimin e liderëve të gjithë pjesëmarrësit duhet të jenë në vend, ndërsa presidenti Ivanov është në Turqi, ndërsa ministri i Punëve të Jashtme është në Hagë.
“Sot pas këtij takimi, jam i gatshëm të mbaj takim me shefin e opozitës, nëse ai konstaton se duhet të ketë. Ata kërkuan takim liderësh, ndërsa si të vendosin unë do t’ju qëndroj në dispozicion, t’i informoj para se të shkojmë në takimin në Sofje, ndërsa gjithsesi, jam i gatshëm edhe pas Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor në Sofje ta konvokoj takimin e liderëve, kur në të do të ishin të gjithë të pranishëm. Por thirrja është e shefit të opozitës, ndërsa unë qëndroj në dispozicion në koordinim me të, ashtu edhe ta organizojmë takimin”, theksoi Zaev.
I pyetur nëse më 17 maj do të ketë takim me Ciprasin si datë e përgjigjes përfundimtare ai u përgjigj se ky takim nuk është prej takimeve të caktuara që i presim. Takimi është në margjinat e Samitit të BE-së, ku të pranishëm do të jenë të gjithë kryeministrat e BE-së, ndërsa edhe të gjithë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor si vende kandidate për anëtarësim në BE.
“Unë akoma nuk kam termin të saktë se kur ka qenë takimi, por e di se pala greke e konfirmoi se në margjinat do të gjejmë kohë të shihemi. Qëllimi është të bëjmë një rekapitular për atë që është biseduar deri më tani, ta konfirmojmë edhe ta dimë se e kemi përfunduar, ndërsa njëherësh t’u japim udhëzime ministrave”, shtoi Zaev.
Ai theksoi se koha është e shkurtër dhe se janë duke u paraqitur informacione se gjithçka do të zgjidhet më 17 maj, por nuk është ashtu, pasi që është esenciale pjesa që ka mbetur për bisedime.
“Unë besoj se para së gjithash duhet të jemi kreativ dhe të përkushtuar dhe unë të doja diku para Samitit të Këshillit të Evropës, ndërsa më pas edhe të Këshillit Evropian, ai është 25,26 pastaj më 28 dhe 29 qershor, të sillen vendimet për marrjen e datës për negociata apo jo. Deri atëherë të kemi ndonjë vendim, madje duhet ta dimë se edhe sikur të mos ketë përafrim të asaj që ka mbetur, në Greqi dhe Maqedoni duhet të bëjmë proces të brendshëm të konsultimeve. Pasi që, siç thash, procesi, nëse kjo është e mundur të mbështetet prej të gjithëve”, shtoi kryeministri. (MIA)