Në seancën e sotme për lëndën e PSP-së “Ryshfeti” deklaratë duhet të japë i akuzuari Zoran Zaev, ndërsa do të prezantohen edhe dëshmi nga mbrojtja.
Në gjykimin paraprak pa prezencën e opinionit ishte lëshuar video incizimi i plotë për të cilën kryeministri Zoran ngarkohet për marrjen të ryshfetit.
Zaev pas përfundimit të seancës paraprake tha se e respekton vendimin e Gjykatës për përjashtimin e opinioni gjatë prezantimit të video incizimit, duke theksuar se kjo do të paraqiste shkelje të Ligjit për informacione të klasifikuara.
Kryeministri Zoran Zaev, akuzohet se si kryetar i Komunës së Strumicës ka kërkuar ryshfet prej 163.000 euro nga biznesmeni Ivan Saçevaliev. (MIA)