Në Gjykatën Penale për sot është caktuar seancë e re e gjykimit të të akuzuarve për tentimin për vrasjen e deputetit Ziadin Sela, që ka ndodhur më 27 prill të vitit të kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Në seancën e kaluar në sallën e gjykatës u shfaqën filmimet prej kamerave të sigurisë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe kamerave të mediave të pranishme në media qendrën prej ngjarjeve të 27 prillit.
Deri më tani janë parë filmimet e dy cd-ve, ndërsa mbeten të shikohen edhe filmimet e disa cd-ve të tjera.
Për tentimin për vrasjen e Ziadin Selës më 27 prill të vitit të kaluar akuzohen Kire dhe Cejo Gjorgjievski, Oliver Oshavkovski, Sasha Senkov, Nikollçe Dimitrievski, Aleksandar Janevski – Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Delov dhe Stojan Pavllovski – Kobra. Të akuzuarit për vrasjen e deputetit Ziadin Sela në seancat paraprake deklaruan se janë të pafajshëm. (MIA)