Në seancën e sotme në Gjykatën penale pa prani të opinionit u lëshua i tërë video incizimi për shkak të të cilit kryeministri Zoran Zaev ngarkohet për marrje të rryshfetit.
Seanca e re për lëndën e PSP-së “Rryshfeti” është caktuar për më 7 maj, kur duhet të dëshmojë i akuzuari Zoran zaev, ndërsa do të nxirren edhe dëshmi të mbrojtjes.
Zaev pas gjykimit të sotëm tha se e respekton vendimin e Gjykatës që të lihet anash opinioni gjatë prezantimit të video incizimit, duke cekur se kjo do të paraqiste shkelje të Ligjit pët informata të klasifikuara.
“Sot pata mundësinë t’i shoh incizimet me të cilat dëshmohet mu ajo që e pohonim. Me shikimin e plotë të incizimeve shihen dy ndërprerjet e qëllimshme dhe do të thoja qëllimi i keq që të njolloset imazhi im. Kur flitet për paratë, flitet për hekur, për çimento, për tulla”, tha Zaev.
Ai shtoi se i vjen mirë që me këto dëshmi të plota para Gjykatës do të dëshmohet se absolutiosht bëhet fjalë për rast të montuar dhe se do të vijojë aktvendimi lirues.
Në fillim të gjykimit të sotëm u lexua vendimi i Gjykatës së Apelit Shkup, opinioni të anashkalohet nga seanca në t cilën do të lëshohet video incizimi për të cilin kryeministri Zaev ngarkohet për marrje të rryshfetit.
Në seancat paraprake Zaev kërkonte që incizimi nga masat e posaçme hetimore të lëshohet publikisht, por Gjykata e Apelit nuk e lejoi këtë.
Sipas zaev, me emetimin e versionit të shkurtuar të incizimit i është dëmtuar imazhi dhe nderi.
Gyjkata paraprakisht vendosi ta pranojë propozimin e avokatëve të kryeministrit Zoran zaev që opinioni të marrë pjesë në shikimin e incizimeve, sepse sipas tyre incizimet të cilat u publikuan në “Jutjub” ishin jo të plota. Prokuroria reagoi ndaj këtij vendimi dhe parashtroi ankesë në Gjykatën e Apelit sepse incizimi është marrë përmes masave të posaçme hetimore dhe si i tillë i nënshtrohet klasifikimit.
Kryeministri Zoran Zaev akuzohet se si kryetar i komunës së Strumicës ka kërkuar rryshfet prej 160.000 eurove nga biznesmeni Ivan Saçevaliev.
Burimi: MIA