Tridhjetë e gjashtë deputetë aspak nuk janë paraqitur për të marrë fjalën, as nuk kanë pasur replika dhe kundër-replika në seancat kuvendore në periudhën nga korriku deri në dhjetor të vitit 2017. Në mënyrë shtesë edhe 22 aspak nuk janë paraqitur për diskutim, por kanë pasur nga një replikë ose kundër-replikë. Vetëm njëherë qëndrimet e tyre në lloj diskutimi i kanë bërë 21 deputetë, njofton MIA.
Këto të dhëna përmbahen në edicionin më të ri të “Deputeti im” për periudhën nga korriku deri në dhjetor të vitit 2017.
Sipas këtij raporti, në atë periudhë më shumë fjalime, replika dhe kundër-replika kanë pasur deputetët e opozitës të kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja. Prijësi i atëhershëm në Parlament, deputeti Ilija Dimovski, ka pasur më së shumti diskutime – 36, ndërsa tek LSDM-ja qeveritare ishte koordinuesi i grupit të deputetëve Tomislav Tuntev – 16. Kjo pasqyrë në edicionin e ardhshëm të “Deputetin im” e cila ka të bëjë deri në korrik të këtij viti, do të ndryshojë nëse mësohet se pas arrestimeve të deputetëve të VMRO-DPMNE-së në dhjetor për dhunën në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar, opozita nuk ka marrë pjesë në punën e Parlamentit deri në pranverë. Ndryshime ka edhe në përbërjen e grupeve të deputetëve, veçanërisht tek partitë qeveritare.
Në periudhën nga korriku deri në dhjetor të vitit 2017, Menduh Thaçi nga PDSH-ja dhe ish-lideri i VMRO-DPMNE-së dhe ish-kryeministër Nikolla Gruevski njëherë ka marrë pjesë në seancën plenare dhe asnjëherë nuk kanë pasur fjalime. Nuk kanë marrë pjesë në asnjë seancë të komisioneve kuvendore.
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në këtë përbërje parlamentare ka marrë pjesë në disa seanca. Kështu nga korriku deri në dhjetor, sipas “Deputeti im”, ai ka qenë 26 herë i pranishëm në seancat plenare, ndërsa 45 herë nuk ka ardhur, por nuk është drejtuar asnjëherë, e as ka pasur replika ose kundër-replika. Nuk ka marrë pjesë në asnjë seancë të komisioneve.
Nga korriku deri në dhjetor të vitit 2017 Kuvendi ka sjell 32 ligje, 16 nga sfera ekonomike, shtatë nga sfera e sistemit politik dhe nëntë nga veprimet publike.
Janë mbajtur 24 seanca nga të cilat dy për pyetje të deputetëve dhe në dy ka pasur fjalime. Të përfunduara ishin 15, ndërsa të papërfunduara nëntë.
Burimi: MIA